Lajme
Sa të sigurt janë pasagjerët që udhëtojnë me trenat zviceranë?
Dhuna në trenat zviceranë shton shqetësimin për sigurinë publike
Raste gjithnjë e më serioze dhune po raportohen në trenat e Zvicrës, duke e detyruar qeverinë të ndërmarrë masa për mbrojtjen e pasagjerëve dhe stafit hekurudhor, përcjell albinfo.ch.
Edhe pse transporti hekurudhor zviceran njihet për siguri të lartë, disa incidente të fundit kanë tronditur opinionin. Në shtator, një pasagjer u plagos me thikë në një tren mes Lozanës dhe Gjenevës, ndërsa në tetor një shtetas rus kërcënoi dhe sulmoi fizikisht një familje ukrainase në kantonin e Bernës.
Sipas deputetit Piero Marchesi, dhuna në trena është kthyer në “një dukuri alarmante të përditshme”. Ai dhe 15 deputetë të tjerë kanë kërkuar rritje të masave të sigurisë. “Nuk kemi më vetëm fyerje, por edhe sulme brutale me grushte e goditje në kokë,” tha ai.
Kompania hekurudhore SBB regjistron mbi 3,000 ankesa në vit për dhunë verbale ose fizike ndaj punonjësve – rreth 10 raste në ditë. Edhe pse kjo shifër mbetet e ulët krahasuar me 1.3 milion udhëtarë ditorë, SBB pranon se incidentet janë bërë “më të shpejta dhe më të rënda” se më parë.
Për t’u përballur me këtë trend, SBB ka pajisur policinë e transportit me kamera trupore dhe ka vendosur mbi 200 oficerë në stacione dhe trena në gjithë vendin. Ndërkohë, qeveria federale ka miratuar një plan për forcimin e sigurisë, që pritet të pasohet me ndryshime ligjore.
Pasagjerët që përballen me situata të rrezikshme këshillohen të kontaktojnë policinë e transportit në numrin 0800 117 117.
E-Diaspora
-
“Një brez mes dy kulturave” Sofra 2026, reportazh nga Luljeta Ademi, kamera Gent Mersinaj... -
Vjosa Osmani të dielën në Zvicër, takon mërgatën shqiptare -
Nis votimi me postë për diasporën, KQZ publikon udhëzimet për qytetarët jashtë vendit -
Australia nga afër, mes pafundësisë, heshtjes dhe rendit -
13-vjeçarja shqiptaro-kanadeze mahnit Veronën me performancë solo
Jeta në Zvicër
-
20 për qind e nxënësve zviceranë mbeten prapa në lexim dhe matematikë Fëmijët në klasën e dytë në Zvicër kanë ende hapësirë për përmirësim në lexim dhe matematikë.... -
Rritje e fortë e falimentimeve në vitin 2025 -
Shqipëria
Shqipëria në mesin e destinacioneve më të preferuara për pushime nga zviceranët këtë verë -
Zvicër
Në cilat shtete burrat humbin më shpesh flokët, ja ku renditet Zvicra -
Gjermania propozon status të veçantë për Ukrainën në BE, Ballkani Perëndimor vetëm me rol vëzhgues















