Shqipëria
Sa udhëtarë kishte linja Cyrih-Tiranë gjatë prillit
Gjithashtu prurje e re për Shqipërinë është kompania “Edelweiss Air”, e cila kryen fluturime për/nga Cyrihu dy herë në javë. 2384 pasagjerë kanë zgjedhur të fluturojnë me këtë kompani përgjatë muajt prill
Nëse aeroplani juaj vonohet më shumë se tre orë, keni mundësinë që të kërkoni kompensim, teksa kompanitë gjithnjë e më shumë po detyrohen që të përgjigjen ndaj pasagjerëve për këto vonesa.
Sipas të dhënave që vijnë nga sistemi SDP që Autoriteti i Aviacionit (Shqipëri) ka krijuar për të monitoruar zbatimin e ligjit për kompensimet e pasagjerëve në rast të vonesave dhe anulimit të fluturimeve, rezulton se numri total i kompensimeve ka shkuar në 2397.
Krahasuar me muajin e kaluar kemi një rritje me rreth 200 kompensime më shumë krahasuar me muajin e kaluar.
Kompania me numrin më të lartë të kompanive rezulton Blue Panorama, e ndjekur nga kompania Ernest dhe British Airways. Një numër i konsiderueshëm kompensimesh janë në proces.
Autoriteti i Aviacionit Civil, ripërsërit apelin ndaj gjithë personave që kanë plotësuar një formular ankimimi që të kontaktojnë kompanitë ajrore për të ndjekur me tej procesin, transmeton ‘monitor’.
Ndërkohë duke qenë se po afron edhe sezoni turistik që regjistron edhe pikun e fluturimeve dhe problematikave në vonesa dhe anulime, i bën thirrje pasagjerëve që për çdo paqartësi ose problem me kompanitë ajrore të kontaktojnë sektorin për të drejtat e Pasagjerëve që AAC ka hapur prej 2 vitesh në aeroport, përcjell albinfo.ch.
Nga informacioni i ardhur nga Sektori për të Drejtat e Pasagjerëve që AAC ka në Aeroportin Ndërkombëtar “Nënë Tereza”, kompania me më shumë vonesa për muajin maj është kompania WIZZAIR me 3 të tilla mbi 2 orë, më pas vjen kompania ADRIA AIRWAYS me 3 vonesa, për tu pasuar nga kompania ERNEST me 1 vonesë dhe 6 anulime, 5 prej të cilave si pasojë e grevës 1 ditore në Itali.
Si u nda tregu i fluturimeve në prill
Referuar të dhënave zyrtare të ardhura në Autoritetin e Aviacionit Civil nga Aeroporti Ndërkombëtar “Nënë Tereza” në Tiranë, shifrat tregojnë një numër prej 239,465 pasagjerësh të cilët kanë udhëtuar gjatë muajit prill për/ nga TIA.
Bazuar në të dhënat zyrtare, kompania ajrore “Blue Panorama” mbetet mbizotëruese në treg duke mbuluar fluksin më të madh të lëvizjes së pasagjerëve për muajin prill 2019, me një numër prej 49,130 pasagjerë ose 21% të totalit. Ndjekur nga Ernest S.p.A me 17% ndaj totalit dhe 41,016 pasagjerë, duke vijuar me Albawings e cila zotëron tregun me 10% dhe 23,933 pasagjerë. Ky muaj ka shënuar hyrjen në treg me fluturime të rregullta të kompanisë shqiptare “Air Albania”. Gjithashtu prurje e re për Shqipërinë është kompania “Edelweiss Air”, e cila kryen fluturime për/nga Cyrihu dy herë në javë. 2384 pasagjerë kanë zgjedhur të fluturojnë me këtë kompani përgjatë muajt prill.
Italia zotëron përqindjen më të madhe në tregun e transportit ajror për muajin prill 2019, duke zënë 56% të totalit dhe një numër prej 132,769 pasagjerë, ndjekur nga Turqia me 7%, Austria me 7% si dhe Hungaria 6%. Nëse do te bënim krahasimin e tre viteve të fundit, trafiku ajror dhe fluksi i pasagjerëve këtë vit, gjatë prillit të 2019 ka një rritje prej 13% krahasuar me vitin e kaluar 2018.
Të ngjashme
Të tjera nga Shqipëria
E-Diaspora
-
Program përkujtimor kushtuar Masakrës së Reçakut Aktiviteti synon ruajtjen e kujtesës kolektive, nderimin e viktimave dhe përcjelljen e së vërtetës historike... -
Abdixhiku: Diaspora nuk i prish balancat demokratike në Kosovë, ajo i pasqyron ato -
PSHDK mohon legjitimitetin e degës së pretenduar në Vjenë -
Abdixhiku i drejtohet mërgatës: “Më 28 dhjetor, ejani dhe shpëtojeni Kosovën” -
“Netzwerk Dua”, inteligjenca që mbron pronën tënde në Zvicër
Jeta në Zvicër
-
Linjat telefonike pediatrike në kantone për të shmangur mbipopullimin e urgjencave Viruse që qarkullojnë gjerësisht dhe zyrat e mjekëve të mbyllura gjatë pushimeve shpesh sjellin pritje të... -
Diskutohet roli i shtëpive të pleqve në asistimin e vdekjes në Lucern -
Orari i ri i SBB-së ka hyrë në fuqi sot me ndryshime të mëdha -
Mediumi zviceran shkruan për vizitën e Kurtit në Zvicër para zgjedhjeve të parakohshme -
Policia e Bernës në kërkim të një personi të rrezikshëm, situata në Reconvilier është qetësuar














