Koronavirusi: çast pas çasti
Sa vende të punës po rrezikohen në botë
Kriza ekonomike do të ndihet në shumë vende botërore, edhe me kalimin e koronavirusit
Me pandeminë e koronavirusit të ri, tregu i punës po përballet me krizën më të rëndë të tij që nga Lufta e Dytë Botërore, 1,25 miliardë punëtorë rrezikojnë të largohen nga puna ose t’u ulet paga, vlerësoi Organizata Ndërkombëtare e Punës (ILO).
Sipas një studimi të ri të botuar, kjo agjenci e OKB-së vlerëson se pandemia e koronavirusit të ri pritet të zhdukë 6,7 % të orëve të punës në botë vetëm gjatë tremujorit të dytë të vitit 2020, domethënë 195 milionë të ekuivalentëve me kohë të plotë (për një javë pune 48-orëshe).
“Në nivel global, këto humbje shkatërruese, përsa i përket orëve të punës dhe vendeve të punës, përbën krizën më serioze botërore që nga Lufta e Dytë Botërore”, paralajmëroi ILO, transmeton ATSH.
Këto humbje të mëdha për sa i përket vendeve të punës pritet veçanërisht në vendet me të ardhura mesatare të larta, një situatë që po shkon shumë më larg efekteve të krizës financiare të 2008-09, përcjell albinfo.ch.
Vendet arabe dhe Evropa pritet të preken fuqishëm, përsa i përket popullsisë së tyre, por në shifra absolute është rajoni Azi-Paqësor që pritet të vuajë më së shumti, në këtë periiudhë të vitit.
E-Diaspora
-
Suedi
Aulon Nura, sukses i diasporës kosovare në inxhinierinë hapësinore I riu nga Suedia në industrinë hapësinore evropiane... -
Lejla kërkon drejtësi për gjyshin: Dënimi i shkaktarit të vdekjes së tij, tepër i butë -
Samiti IV i Diasporës Shqiptare – Diaspora rikthehet në shtëpi! -
Arrestohet kosovari, ka sulmuar një hebre në Cyrih -
Jehona Kicaj fiton Çmimin letrar të Shtëpisë Buddenbrook 2024/2025
Jeta në Zvicër
-
Më shumë zviceranë jashtë vendit duan të votojnë në kantonin Aargau Në kantonin Aargau, gjithnjë e më shumë qytetarë zviceranë që jetojnë jashtë vendit po shprehin interes... -
Ndërpritet linja hekurudhore Bern–Thun, udhëtarëve u tregohen alternativa -
Komuna e Crans-Montana ndan 1 milion franga për viktimat e tragjedisë -
Valaisi rrit mbështetjen për familjet përballë rritjes së primeve të sigurimit shëndetësor -
Këto ishin makinat elektrike më të njohura në Zvicër në janar













