Futboll

Sadiku shënon golin e 11-të në La Liga 2

Armando Sadiku ka arritur të realizojë golin e 11-të me Malagan në kampionat, ku ka tundur rrjetën ndaj Huescas.

Pjesa e parë është mbyllur në shifrat 1-1, me sulmuesin shqiptar që ka barazuar pak para përfundimit të 45 minutave.

Një penallti e akorduar me VAR në favor të Malagas pas një kontakti në zonën kundërshtare, ndërsa pavarësisht dyshimeve që kishte mbi atë rast, u vendos që të jepej 11-metërshi, shkruan Telegrafi, përcjell albinfo.ch.