Kosova
Sami Lushtaku ndalohet nga policia zvicerane
Ish-kryetari i Skënderajt, Sami Lushtaku, është ndaluar dje nga Policia e Zvicrës në aeroportin e Cyrihut.
Sipas raportimeve, kjo ka ndodhur pas fletarrestimeve që vazhdojnë të mbeten në fuqi nga Serbia.
Pas një kontrolli nga policia dhe procedurave të verifikimit, ish-komandanti i UÇK-së për zonën e Drenicës është liruar, përcjell albinfo.ch.
Djali i tij, Mërgimi, në një prononcim të shkurtër për Indeksonline ka treguar se kjo ka qenë thjesht një ndalesë e shkurtër.
Ai njëherësh ka treguar se Lushtaku ishte i shoqëruar nga disa miq të tij dhe ka qenë thjesht vizitë e zakonshme.
“Ende nuk kam mundur të kontaktoj me të. Po aq sa kam informacione, ka qenë një ndalesë e shkurtër, nuk ka qenë diçka shqetësuese. Ka qenë thjesht një ndalesë disaminutëshe, pastaj është liruar. Atje ka shkuar me disa miq të tij, vizita familjare”, ka treguar ai.
Ndalimin e ka konfirmuar edhe avokati i tij, Arianit Koci për “Kosovapress”. “Ka qenë një kontroll i zakonshëm, e kanë ndaluar në procedurë të verifikimit, e pas një kohe e kanë liruar. As ata nuk e kanë pyetur lidhur me fletarrestet e Serbisë, as Lushtaku nuk i ka pyetur nëse ndalimi i tij ka të bëjë me këtë çështje”, ka thënë ai.
E-Diaspora
-
Pashkët, mesha në gjuhën shqipe bashkoi rreth 2000 besimtarë shqiptarë në Frauenfeld Në predikimin e tij, don Marjan Demaj theksoi rëndësinë e Ngjalljes së Krishtit si burim shprese... -
Ambasada e Shqipërisë në Bernë uron Pashkët -
Mes artit dhe jetës, mbrëmje përkujtimore për Nasuf Naski Abdixhikun -
Rexhep Rifati u shpall qytetar nderi i Horës së Arbëreshëve -
Ambasadori britanik takon studentët kosovarë pas studimeve në Mbretërinë e Bashkuar
Jeta në Zvicër
-
Rritja e çmimeve në Cyrih: Apartament me 1 dhomë për 3000 franga Ndërtesa shumëkatëshe Sphinx në Cyrih ka qenë gati prej katër muajsh. Megjithatë, një e pesta e... -
Niset peticioni për të vazhduar prodhimin e Aromat në Zvicër -
Posta Zvicerane do të diversifikojë të ardhurat për të kompensuar humbjet -
Zhurma që nuk ndalet: Zvicra ende pa zgjidhje për shoferët problematikë -
Shefi i drejtorëve të shkollave në Zvicër kërkon heqjen e provimeve për gjimnaz













