Samit i të rinjve për integrimin në Gjermani
Samiti kishte mbledhur bashkë 100 të rinj nga e gjithë Gjermania, gjysma e tyre me "sfond migracioni"
Çfarë mund të bëjnë të rinjtë për të përmirësuar integrimin e të emigrantëve në Gjermani? Për këtë është diskutuar në samitin e tretë të integrimit të të rinjve në Berlin, të organizuar nga qeveria gjermane.
Samiti i kishte bërë bashkë 100 të rinj nga e gjithë Gjermania. Gjysma e tyre me “sfond migracioni”, pjesa tjetër vjen nga “familje me rrënjë gjermane”, siç u shpreh ministrja e shtetit Maria Böhmer, e ngarkuara e qeverisë për migracionin dhe integrimin.
„Unë shpresoj që të këmbejmë ide, të marrim impulse të reja dhe që politika të na marrë seriozisht!”, tha gjimnazisti Johannes Zieseniß nga Niedersachsen, transmeton DW.
Kancelarja gjermane, Angela Merkel dëshiron nga nxënësit dhe studentët vlerësime të ndershme dhe jo fjalime të bukura për integrimin e suksesshëm.
“Për këtë ju lutem të jeni të hapur në diskutime dhe të mos jeni të shqetësuar që nëse thoni diçka mund të shkaktoni prishje të atmosferës. Pjesë e integrimit është debati i hapur, toleranca dhe guximi.”, tha Merkel.
Madje, sipas Merkel edhe për paragjykimet duhet të diskutohen.
„Të rinj maturantë kanë treguar se për shkak të emrave të tyre turq nuk janë ftuar në takime prezantimi, megjithëse dëftesat e tyre ishin po aq të mira sa të shokëve të tjerë të klasës – një situatë e patolerueshme. Flisni për këtë, vetëm kështu ecet përpara”, u bën thirrje të rinjve kancelarja Merkel.
Samitit për integrimit e të rinjve duhet të shërbejë për përcjelljen e përvojave të tyre.
Këtë e bën prej kohësh studentja e mjekësisë Umyhan Çifçi nga Marburgu, e lindur në Gjermani dhe shtetase turke. Ajo ka themeluar një shoqatë e cila sqaron të rinjtë për sistemin arsimor gjerman. Nga samiti i integrimit për të rinjtë ajo shpreson motivacion të ri për punën e saj nganjëherë të vështirë.
“Të rinjve u duhet dhënë guxim! Ne duam të dalim që këtej me angazhim të plotë dhe të themi se ia vlejti, do të vazhdojmë punën!”, tha ajo.
Secili nga 100 pjesëmarrësit kishte zgjedhur një prej katër temave për arsim, medie, konflikte brezash dhe angazhim qytetar, rezultatet e të cilave do të hyjnë në politikën e integrimit të qeverisë gjermane.
E-Diaspora
-
Alis nga Eurovisioni: “Një ëndërr që po e jetoj” Përfaqësuesi i Shqipërisë në Eurovision 2026 ndau emocione nga ceremonia hapëse “turquoise carpet”... -
Suedi: Arrestohen tre të dyshuar për vrasjen e 20-vjeçarit shqiptar -
Kurti: Diaspora dhe bashkëpunimi me Gjermaninë, çelës për zhvillim ekonomik -
Kanada
Nga Kosova në Parlamentin e Kanadasë, një rrëfim suksesi dhe vlerësimi -
Zvicër
“Një gjuhë për dhimbjen”, historia e një familjeje kosovare nominohet për çmimin prestigjioz të gazetarisë në Zvicër
Jeta në Zvicër
-
Zhduket pa gjurmë 26-vjeçarja në Alpet e Bernës, familja në ankth apelon publikisht: “Vazhdoni ta kërkoni Abrarin!” Studentja e mjekësisë u zhduk para 10 ditësh në Alpet e Bernës. Familja e saj lutet:... -
Studimi në Zvicër: Testet e vozitjes për të moshuarit mbi 75 vjeç nuk janë të besueshme -
Pse Zvicra u bë kaq e pasur -
Gratë mbi 50 vjeç po nënvlerësohen në tregun e punës në Zvicër -
Cilët sektorë preken nga iniciativa kundër emigracionit












