Lajme
Samiti i Berlinit, peng i konflikteve mes vendeve të Ballkanit
Kancelarja gjermane, Angela Merkel, në vitin 2014 kishte marrë një nismë për ta krijuar një mekanizëm politik që do të merrej me procesin e zgjerimit të BE-së edhe me shtetet e Ballkanit. Ai proces është quajtur Procesi i Berlinit, i cili kishte si synim përmirësimin e bashkëpunimit rajonal ndërmjet vendeve të Ballkanit Perëndimor për të mbështetur kështu procesin e anëtarësimit në BE të gjashtë vendeve: Shqipëri, Kosovë, Maqedoni e Veriut, Bosnjë-Hercegovinë, Mali i Zi dhe Serbi.
Mirëpo, edhe pas 7 vjetësh, procesi i zgjerimit ka ngecur dhe vazhdon të mbetet i bllokuar.
Pas Gjermanisë, si nismëtare, organizatorë të samitit kanë qenë deri tani Austria, Franca, Britania e Madhe, Italia, Polonia dhe Bullgari/Maqedonia e Veriut. Si e arriur e deritanishme e kësaj nisme është miratimi i planit për tregun e përbashkët rajonal dhe afrimi i të rinjve nëpërmjet rrjetit të bashkëpunimit rajonal rinor, si dhe tani së fundi është heqja e ‘roaming’ për vendet e Ballkanit Perëndimor.
Projekti kryesor që synohet të arrihet me procesin e Berlinit është tregu i përbashkët rajonal, i cili është miratuar në Sofje në vitin 2020. Përmes këtij projekti, deri në vitin 2024 synohet që brenda rajonit të arrihen katër liritë e BE-së: lëvizja e lirë e personave, mallrave, shërbimeve dhe kapitalit. Në samitin e 5 korrikut synohet të arrihet një marrëveshje e përbashkët për lirinë e udhëtimit me karta identiteti dhe njohjen reciproke të gradave profesionale dhe universitare.
Konfliktet e pazgjidhura ndërmjet shteteve në rajon kanë qenë pengesë e vazhdueshme për funksionimin si duhet të nismave të dala nga Procesi i Berlinit. E ndërsa ky do të jetë takimi i fundit me iniciatoren e këtij Procesi, Angela Merkel, e cila në vjeshtë mbyll karrierën e saj politike, pritet të shihet se cili do të jete fati i kësaj nisme./Euronews
E-Diaspora
-
Komuniteti Musliman Shqiptar në Zvicër uron Fitër Bajramin Komuniteti Musliman Shqiptar në Zvicër (KMSHZ) njofton të gjithë besimtarët dhe besimtaret që jetojnë dhe veprojnë... -
Vjenë
Tragjedia në Vjenë: Mes viktimave edhe një punëtor nga Novi Pazari -
Kompania e ndërtimit fshin gjurmët pas vdekjes së tre kosovarëve -
Leipzig
Letërsia e Kosovës prezantohet në Panairin e Leipzigut -
Hapet dega e shtatë e shkollës shqipe në Lesvos
Jeta në Zvicër
-
Linja e re e trenit të natës Cyrih–Bruksel nis në shtator Nga 9 shtatori, Cyrihu do të lidhet me një linjë të re treni nate drejt Brukselit,... -
Rreziku nga erërat e forta në teleferikë: Çfarë tregoi aksidenti në Engelberg -
Gjeneva ndalon veshjet mbuluese si burka në pishinat publike -
Një në katër të rinj në Zvicër rritet me të afërm që vuajnë nga çrregullimet mendore -
Udhëtarët e huaj në tranzit do të duhet të paguajnë në të ardhmen













