Lajme
Samiti IV i Diasporës Shqiptare: “Through Roots We Rise”, një kapitull i ri në marrëdhënien me diasporën
Samiti IV i Diasporës Shqiptare vjen këtë vit me mesazhin qendror “Through Roots We Rise”, duke reflektuar qasjen e re të Qeveria e Shqipërisë për të rilidhur, forcuar dhe ringjallur marrëdhënien strategjike me diasporën shqiptare – një nga asetet më të çmuara të vendit për imazhin, reputacionin dhe zhvillimin afatgjatë të Shqipërisë.
Samiti nuk konceptohet thjesht si një takim simbolik, por si një hap i ri politik dhe institucional për të rishikuar mënyrën se si shteti shqiptar mbështet diasporën, dëgjon nevojat e saj dhe amplifikon sukseset e individëve, profesionistëve, sipërmarrësve dhe komuniteteve shqiptare në mbarë botën.
Modeli H.E.A.R.T – pesë rrënjë strategjike
Arkitektura tematike e samitit është ndërtuar mbi modelin H.E.A.R.T, i cili përfaqëson pesë shtylla kryesore strategjike:
TWINNING – Dimensioni praktik i bashkëpunimit, që synon binjakëzimin e projekteve, shkëmbimin e ekspertizës dhe lidhjen e institucioneve, qyteteve dhe profesionistëve. Qëllimi është që marrëdhënia me diasporën të shndërrohet në një proces të vazhdueshëm dhe të matshëm.
REPUTATION – Shtylla që lidhet me forcimin e imazhit të Shqipërisë në arenën ndërkombëtare. Përmes digjitalizimit të shërbimeve, promovimit të historive të suksesit dhe rritjes së transparencës institucionale, synohet ndërtimi i një narrative pozitive për Shqipërinë dhe shqiptarët në botë.
ALLIANCES – E fokusuar në forcimin e diplomacisë dhe ndërtimin e partneriteteve strategjike. Diaspora shihet si një faktor aktiv në marrëdhëniet ndërkombëtare, diplomacinë publike dhe krijimin e aleancave afatgjata.
ECONOMY – Reflekton qasjen për ta konsideruar diasporën si partnere zhvillimi, përmes investimeve, remitancave, edukimit financiar dhe përfshirjes në ekonominë kombëtare. Synimi është ndërtimi i urave konkrete mes suksesit ekonomik të diasporës dhe potencialit zhvillimor të vendit.
HERITAGE – Vendos në qendër ruajtjen dhe promovimin e trashëgimisë kulturore, gjuhësore dhe shpirtërore shqiptare, si themel i identitetit përtej kufijve. Trashëgimia trajtohet si kapital aktiv identitar dhe diplomatik.
Drejt Shqipërisë 2030
Sipas organizatorëve, këto pesë rrënjë përbëjnë zemrën strategjike të Samitit IV të Diasporës Shqiptare, duke pasqyruar një vizion për një diasporë jo vetëm të lidhur emocionalisht me historinë e saj, por të përfshirë konkretisht në ndërtimin e së ardhmes së përbashkët.
Samiti shënon kështu një moment të ri bashkimi dhe riorganizimi, një hapësirë dialogu ku synohet të dëgjohen zërat e diasporës dhe të ndërtohen politika më funksionale në funksion të objektivit afatgjatë: Shqipëria 2030.
Info rreth ngjarjes
- Data e fillimit14 Prill 2026
- Ora09:00
- Data e përfundimit15 Prill 2026 - 20:00
Të ngjashme
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
“Dita e Gruas dhe Demokracia”, art dhe debat për 8 Marsin, Ditën e Gruas Aktorja e njohur shqiptare Liri Lushi do të interpretojë rolin e Donika Kastriotit, figura dhe legjenda,... -
Nxënësit e Shkollës Shqipe e madhështojnë Akademinë solemne për Adem Demaçin -
Takohen Dredha-Latifi, diskutojnë për bashkëpunimin dhe shërbimin ndaj diasporës në Zvicër -
Danimarkë
Kopenhagë, festohet 18-vjetori i Pavarësisë së Kosovës -
Itali
Dy të rinj nga Mitrovica humbin jetën tragjikisht në një aksident në Itali
Jeta në Zvicër
-
Këshilli i Madh i Vaudit mbështet marrëveshjet kolektive mbi pagën minimale kantonale Këshilli i Madh i kantonit Vaud ka vendosur që marrëveshjet kolektive të punës të kenë përparësi... -
Çfarë duhet të bëjnë udhëtarët zviceranë të bllokuar në Lindjen e Mesme -
Temperaturat mbeten të larta në Zvicër gjatë dimrit 2025–2026 -
Probleme në linjën hekurudhore Lozanë–Gjenevë, anulime dhe vonesa -
Më shumë vende pune do të shkurtohen në Zvicër në vitin 2026













