Lajme
Sanksionet ndaj Rusisë, goditje globale furnizimit me naftë
Agjencia Ndërkombëtare e Energjisë po paralajmëron se ndërprerjet e mundshme në shkallë të gjerë të prodhimit rus të naftës po “kërcënojnë të krijojnë një goditje globale të furnizimit me naftë”.
Kjo vjen pas sanksioneve të ashpra të vendosura ndaj Rusisë, pas pushtimit të saj në Ukrainë. Ndërkohë blerësit shmangin gjithnjë e më shumë blerjet ruse të naftës.
“Rritja e çmimeve të mallrave dhe sanksionet ndërkombëtare të vendosura kundër Rusisë pas pushtimit të saj në Ukrainë pritet të frenojnë ndjeshëm rritjen ekonomike globale”, tha agjencia.
OPEC është përballur me thirrje për të rritur prodhimin mes çmimeve të larta të energjisë. Në takimin e saj të fundit, organizata ra dakord t’i përmbahej planit aktual të rritjes graduale të prodhimit me vetëm 400.000 fuçi në ditë.
“OPEC+ [Organizata e Vendeve Eksportuese të Naftës], për momentin, po i qëndron marrëveshjes së saj për të rritur furnizimin me sasi modeste mujore. Vetëm Arabia Saudite dhe Emiratet e Bashkuara Arabe kanë kapacitete të konsiderueshme rezervë që mund të ndihmojnë menjëherë për të kompensuar një mungesë ruse”, njoftoi Agjencia Ndërkombëtare e Energjisë./Euronews
E-Diaspora
-
MY LASER VISION, adresa e duhur për ata që duan t`i heqin syzet MY LASER VISION – trajtim falas dhe ekip me mbi 20 vite përvojë: Klinika që po... -
Shqiptari i zhdukur prej dy javësh në Austri, gjendet i vdekur në Gjermani -
Dita e të Drejtave të Njeriut shënohet me apel për barazi reale, qasshmëri dhe pjesëmarrje qytetare -
Vonesë në votimin me postë për diasporën -
Shqiptarët që shënuan vitin 2025 në Zvicër
Jeta në Zvicër
-
MY LASER VISION, adresa e duhur për ata që duan t`i heqin syzet MY LASER VISION – trajtim falas dhe ekip me mbi 20 vite përvojë: Klinika që po... -
Pse në Zvicër po bëhet gjithnjë e më e vështirë të ndërroni banesë? -
Zvicër: Hyn në fuqi marrëveshja e re kolektive kombëtare e ndërtimit -
Shqiptarët që shënuan vitin 2025 në Zvicër -
Banorët e evakuuar të Brienzit mund të rikthehen të shtunën








