Gruaja
Saranda, vajza që ua mëson djemve sekretet e futbollit
Si pasojë e disa lëndimeve në gju, ka vendosur të heqë dorë nga futbolli aktiv, ajo përmes “Freefox Soccer” mëton që “zanatin” e saj ta bartë tek të rinjtë që duan të zhyten në ujërat e futbollit
Me fanelën e djersitur të yllit të kombëtares së Kosovës, Milot Rashica, 10-vjeçari Endriti, po ndiqte dhe po zbatonte me përpikmëri udhëzimet e dhëna nga trajnerja e tij, në një seancë speciale stërvitore. Krahas stërvitjeve në klubin e tij, Endriti, për të përmirësuar performancën e tij në futboll, ishte bërë pjesë e “Freefox Soccer”, një shkollë futbolli me trajnere, futbollisten e njohur, Saranda Hashani.
Duke qenë se si pasojë e disa lëndimeve në gju, ka vendosur të heqë dorë nga futbolli aktiv, ajo përmes “Freefox Soccer” mëton që “zanatin” e saj ta bartë te të rinjtë që duan të zhyten në ujërat e futbollit.
“Futbolli është një lojë që na bashkon të gjithëve pa dallime, prandaj qëllim imi është që përvojën dhe njohurinë time të futbollit t`ua kalojë tashmë të tjerëve, ashtu siç bënë të tjerët dikur për mua”, thotë për albinfo.ch Saranda, pa u shpërqendruar nga puna me 3 djelmoshat që kishin orarin e tyre të ushtrimeve të dielën në mesditë. Dy nga ta ishin shqiptarë, e i treti zviceran, por për sa kohë ndiqnin urdhërat e saj, për tashmë trajneren Saranda, nuk çonte peshë, ata gëzonin të njëjtin trajtim.
Pas ushtrimeve të shumta, ngadalë erdhi fundi u seancës stërvitore. Por shkëputjen nga topi dhe fusha e gjelbër e kishin të vështirë që të tre, prandaj vazhdonin të gjuanin drejt portës së zbrazët.
Saranda, përmes Freefox Soccer, si trajnere personale, përgatit të rinj të grupmoshave të ndryshme, përfshirë këtu edhe ata më të vjetër se ajo.
Krahas shkollës së futbollit, që nga korriku, edhe pse vetëm 25 vjeçe, ajo pritet të marrë drejtimin e klubit të femrave të “FC Kloten”, që garon në Ligën e parë të Zvicrës.
Me një karrierë prej futbollisteje profesioniste, Saranda ishte pjesë e disa nga top klubet futbollistike zvicerane për femra, si: “Grasshopers”, “Zürich” dhe “Luzern”. E duke kaluar më pas edhe në dy klube në Bundesligën e dytë gjermane.
Pas ftesës dhe disa seancave stërvitore me kombëtaren zvicerane të femrave, ishte ftesa nga kombëtarja e Shqipërisë, së cilës nuk mundi t`i rezistonte, duke bartur me krenari fanelën e shqiponjave nga viti 2015 deri më 2020.
Ka luajtur edhe për Kombëtaren Shqiptare të futbollit
Me një karrierë prej futbollisteje profesioniste, Saranda ishte pjesë e disa nga top klubet futbollistike zvicerane për femra, si: “Grasshopers”, “Zürich” dhe “Luzern”, duke kaluar më pas edhe në dy klube në Bundesligën e dytë gjermane. Pas disa seancave stërvitore me kombëtaren zvicerane, ishte ftesa nga kombëtarja e Shqipërisë, së cilës nuk mundi t`i rezistonte. Kështu, ajo ka bartur me krenari fanelën e shqiponjave nga viti 2015 deri më 2020.
Nxënësit e saj, shqiptarë dhe zviceranë
“Futbolli është një lojë që na bashkon të gjithëve pa dallime, prandaj qëllim imi është që përvojën dhe njohurinë time të futbollit t`ua kaloj tashmë të tjerëve, ashtu siç bënë të tjerët dikur për mua”, thotë për albinfo.ch Saranda, pa u shpërqendruar nga puna me 3 djelmoshat që kishin orarin e tyre të ushtrimeve, të dielën në mesditë. Dy nga ta ishin shqiptarë, e i treti zviceran.
E-Diaspora
-
Program përkujtimor kushtuar Masakrës së Reçakut Aktiviteti synon ruajtjen e kujtesës kolektive, nderimin e viktimave dhe përcjelljen e së vërtetës historike... -
Abdixhiku: Diaspora nuk i prish balancat demokratike në Kosovë, ajo i pasqyron ato -
PSHDK mohon legjitimitetin e degës së pretenduar në Vjenë -
Abdixhiku i drejtohet mërgatës: “Më 28 dhjetor, ejani dhe shpëtojeni Kosovën” -
“Netzwerk Dua”, inteligjenca që mbron pronën tënde në Zvicër
Jeta në Zvicër
-
Treni i ri i natës nga Berna drejt qyteteve evropiane nis më 2026 Treni i ri i natës është planifikuar nga Berna drejt qyteteve evropiane në vitin 2026. Duke... -
Zvicra me çmimet më të larta në Evropë -
Sa kushton marrja e shtetësisë zvicerane -
Linjat telefonike pediatrike në kantone për të shmangur mbipopullimin e urgjencave -
Diskutohet roli i shtëpive të pleqve në asistimin e vdekjes në Lucern















