Lajme
Sarrazin takohet me mërgimtarë shqiptarë në Gjermani
I dërguari special i qeverisë federale për vendet e Ballkanit Perëndimor, Manuel Sarrazin, duke iu referuar anëtarësimit në Bashkimin Evropian të vendeve si Kosova, Shqipëria, Bosnjë e Hercegovina, Mali i Zi, Maqedonisë së Veriut dhe Serbisë, ka thënë: “Pse po zgjat kaq shumë?”, është një pyetje me të cilën ballafaqohet shpesh.
Ai është takuar me mërgimtarët shqiptarë në Gjermani, ku kanë folur për integrimin e Ballkanit Perëndimor në BE.
“Premtimi ka 20 vjet që ekziston. Dhe, pak ka ndodhur deri tani. Të jem i sinqertë, kemi ndjesinë se duam vetëm të presim”, thotë Muhamet Idrizi, kryetar i parë një organizate të intelektualëve gjermano-shqiptarë nga Hamburgu.
Sipas raportimeve nga deutschland.de, së bashku me një grup prej 30 përfaqësuesish të diasporës kosovare-shqiptare nga e gjithë Gjermania, ai është mysafir në Ministrinë e Jashtme të Gjermanisë, për të shkëmbyer biseda me Sarrazin, transmeton albinfo.ch.
Sarrazin e ka përshkruar detyrën e tij si “diplomaci hibride”, një rol mes politikës dhe diplomacisë.
“Unë mund të negocioj duke ndonjë presje në një marrëveshje, por gjithashtu mund të shkëmbej ide diplomatikisht në nivelin më të lartë. Unë mund të bëj tri vizita pasuese brenda një muaji nëse kjo ndihmon kauzën…”.
Për Sarrazin, vendet e Ballkanit Perëndimor bëjnë pjesë në BE, pavarësisht disa vështirësive.
“Mandati im është të ndihmoj në afrimin e rajonit me BE-në. Pjesë e kësaj është i ashtuquajturi Procesi i Berlinit, një iniciativë e nisur nga Gjermania në vitin 2014 me qëllimin kryesor të përmirësimit të bashkëpunimit ekonomik rajonal. Ne duam t’u japim njerëzve mundësinë të përjetojnë disa nga avantazhet e BE-së në jetën e tyre të përditshme. Ndër të tjera, përmes krijimit të një tregu të përbashkët rajonal për mallra, shërbime, kapital dhe njerëz, i cili gradualisht do të afrohet me tregun e brendshëm evropian”, shpjegon Sarrazin.
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Remitancat në rritje, diaspora vazhdon të mbështesë ekonominë shqiptare Shqipëri: Dërgesat e emigrantëve shënojnë rritje prej 5.9% në vitin 2025, duke arritur në 1.1 miliard... -
UNITA lansohet në Zvicër, platforma që synon të lidhë bizneset në nivel global -
Nerisa Duraj: „Guximi i grave në gjithë botën është më i madh se çdo kancer“ -
Finlandë
Rina Januzi përzgjedhet të performojë në festivalin “Louhela Jam 2026” në Finlandë -
Festivali i Filmit Shqiptar “Fly Like an Eagle” mbahet në Berlin nga 7 deri më 13 maj 2026
Jeta në Zvicër
-
UNITA lansohet në Zvicër, platforma që synon të lidhë bizneset në nivel global Platforma ndërkombëtare UNITA është lansuar së fundmi në Zvicër, duke shënuar një hap të rëndësishëm drejt... -
Orari i majit 2026: Konsullata e Kosovës në Cyrih shpall ditët kur nuk do të ofrojë shërbime -
Rritet interesi për makinat elektrike -
Gjenevë: Më shumë tramvaje dhe autobusë për verën -
Nismë e re në Zvicër: taksë për fluturimet, për të favorizuar trenat













