Shkurt.ch
SBB e Zvicrës, më e mira në mesin e ndërmarrjeve hekurudhore në Evropë
Sondazhi përfshinte pothuajse të gjitha kompanitë hekurudhore nacionale evropiane që kanë trena të shpejtë dhe linja të përditshme prej të paktën 400 kilometrash
Hekurudha Federale Zvicerane SBB ofron shërbimin më të mirë në Evropë, sipas një raporti të ri, në të cilin u rendit e para në katër kategori.
Sondazhi u krye nga shërbimi i rezervimit online «Loco2», që përfshinte pothuajse të gjitha kompanitë hekurudhore nacionale evropiane që kanë trena të shpejtë dhe linja të përditshme prej të paktën 400 kilometrash.
Për udhëtimet familjare, hekurudha zvicerane SBB është numër një në Evropë dhe me trenat e saj regjional ka edhe zona të veçanta për fëmijët.
Zvicra, së bashku me kompaninë spanjolle ‘Renfe’, ofrojnë kushte më të mira për pasagjerët me aftësi të kufizuara, të cilët janë të pajisur me “ndihmë të sofistikuar dhe të koordinuar me kujdes”.
«Deutsche Bahn» i Gjermanisë mori rangimin më të lartë për politikën e saj të qëndrueshmërisë dhe për favorizimin e trenave elektrikë. Udhëtarët marrin një zbritje dhe pije të nxehtë në qoftë se kanë filxhanët e tyre.
«Deutsche Bahn» dhe “Hekurudha Austriake” janë në dy vendet e para për turistët, të cilët nuk kërkojnë rezervime dhe janë të pajisur me internet falas dhe shumë hapësirë për bagazhet.
E-Diaspora
-
Konsullata e Kosovës në Cyrih: Informohuni për mënyrën dhe procedurat e votimit Konsullata e Kosovës në Cyrih njofton datën e votimit në diasporë... -
Miratohet unanimisht Marrëveshja për Tregti të Lirë të Kosovës me EFTA -
Mustafa kritikon presidenten Osmanin për takimet me diasporën gjatë fushatës -
Slloveni
Ganimet Shala, asambleistja e parë shqiptare në Parlamentin e Lubjanës -
Lir Hajrizi: Pianisti që po tejkalon kufijtë e talentit
Jeta në Zvicër
-
A është ky stacioni policor më i bukur në botë? Giacometti-Halle, shembull i artit mural monumental në stacionin policor të Cyrihut... -
Swisscom do të heqë plotësisht teknologjinë 3G deri në fund të vitit 2025 -
Marketingu i influencerëve në Zvicër: Praktika jo të rregulluara dhe të dëmshme për të rinjtë, paralajmëron FRC -
Zgjedhjet komunale në Vernier konfirmohen nga Këshilli i Shtetit -
Dyqanet në Gjenevë hapen këtë të diel










