CH-Ballkani
“Schatz”-at kosovarë, e kanë “top sezonin” e tyre në mediat zvicerane
Pas një serie të gjatë të gazetës Blick dhe tjetrës, të portalit Watson, me fokusin e drejtuar mbi zviceranokosovarët, alias “shacat” që bëjnë pushimet në Kosovë, me ta është marrë mbrëmë edhe televizioni publik i Zvicrës SRF
Tema për “Schatzi-t” ose “më shqip”: “shacat”, duket se top-sezonin e vet nuk e ka vetëm në muhabetet ndërkosovare. Kjo temë kësaj vere është shumë e pranishme edhe në mediat zvicerane. Pas një serie të gjatë të gazetës Blick dhe tjetrës, të portalit Watson, me fokusin e drejtuar mbi zviceranokosovarët, alias “shacat” që bëjnë pushimet në Kosovë, me ta është marrë mbrëmë edhe televizioni publik i Zvicrës SRF.
Magazina e lajmeve “10vor10” që është emisioni më i shikuar i kësaj natyre në Zvicër ka bërë një insert të zgjeruar nga Kosova e këtyre ditëve me titullin: “Shacat, makinat e shpejta dhe ëndrrat tjera të netëve verore”, transmeton albinfo.ch.
Në qendër janë garuesit me vetura, kryesisht me targa zvicerane të cilët në Kosovë po ngrenë pluhur dhe zviceranokosovarët tjerë të cilët luftojnë kundër paragjykimeve ndaj tyre, atje dhe këtu.
Si ilustrim i të parës: një 16 vjeçar nga Zvicra me makinën e babait të tij ka vozitur tepër shpejt dhe ka shkelur një grua 55 vjeçare me të mbesën: të dyja kanë vdekur në vendin e aksidentit, transmeton albinfo.ch. Ai po e vuan paraburgimin prej 30 ditësh në burgun e Lipjanit, dhe i është konfiskuar pasaporta me gjithë makinën.
Ngjarjet e dhimbshme si kjo, i japin material përhapjes së paragjykimeve mbi “shacat e pagdhendur” të shfrenuar dhe të papërgjegjshëm.
Nga ana tjetër, për të ilustruar luftën kundër këtyre paragjykimeve, televizioni ka marrë Ermal Nevzatin, shqiptarin nga Berna. Ai, me BMW-në e tij në një pistë automobilash në Prishtinë thotë për 1vor10: “Ne nuk kemi ardhur këtu patjetër për t`u çlodhur”. Ai në Kosovë kalon shumë kohë me familjen. “Këtu janë njerëzit e mi, kultura ime, tradita ime”.
“Shacat, makinat e shpejta dhe ëndrrat tjera të netëve verore”, mban titullin artikulli i ilustruar me filmime nga Kosova, transmeton albinfo.ch. Garuesit me vetura, kryesisht me targa zvicerane të cilët në Kosovë po ngrenë pluhur dhe zviceranokosovarët tjerë të cilët luftojnë kundër paragjykimeve ndaj tyre, atje dhe këtu, janë në qendër të emisionit.
Si ilustrim i të parës: një 16 vjeçar nga Zvicra me makinën e babait të tij ka vozitur tepër shpejt dhe ka shkelur një grua 55 vjeçare me të mbesën: të dyja kanë vdekur në vendin e aksidentit, transmeton albinfo.ch. Ai po e vuan paraburgimin prej 30 ditësh në burgun e Lipjanit, dhe i është konfiskuar pasaporta me gjithë makinën.
Ngjarjet e dhimbshme si kjo, i japin material përhapjes së paragjykimeve mbi “shacat e pagdhendur” të shfrenuar dhe të papërgjegjshëm. Nga ana tjetër, sikur për të ilustruar luftën kundër këtyre paragjykimeve, televizioni ka marrë Ermal Nevzatin, shqiptarin nga Berna. Ai, me BMW-në e tij në një pistë automobilash në Prishtinë thotë për 1vor10: “Ne nuk kemi ardhur këtu patjetër për t`u çlodhur”. Ai në Kosovë kalon shumë kohë me familjen. “Këtu janë njerëzit e mi, kultura ime, tradita ime”.
Ndërsa Granit Molliqaj, neurolog dhe Festa Camaj, mësuese e filozofisë dhe e frëngjishtes, të dy nga Gjeneva flasin për presionin nën të cilin gjenden shqiptarët e Zvicrës, si në Zvicër ashtu dhe në Kosovë. Si rezultat i këtij presioni, shumë prej tyre sillen “më shqiptarë se shqiptarët, ose sillen ashtu siç ata mendojnë se sillet një shqiptar i vërtetë”.
Por në fakt, “fryrja” me makina të shpejta nuk ka të bëjë asgjë me traditën shqiptare dhe sidomos jo me stilin urban të jetës në Prishtinë. Prandaj për çiftin nga Gjeneva, ekseset e bashkatdhetarëve të tyre me vetura, janë të shëmtuara, transmeton albinfo.ch. “Kjo sjellje është shokuese”, thotë Camaj ndërsa partneri i saj Molliqaj e plotëson: “Këta njerëz sillen këtu në Kosovë ashtu sikurse në Zvicër. Ata, në të dy vendet `ndihmojnë` imazhin tonë të keq”.
Linku:
http://www.srf.ch/news/schweiz/shatzis-schnelle-schlitten-und-andere-sommernachtstraeume
Të tjera nga CH-Ballkani
E-Diaspora
-
Pashkët, mesha në gjuhën shqipe bashkoi rreth 2000 besimtarë shqiptarë në Frauenfeld Në predikimin e tij, don Marjan Demaj theksoi rëndësinë e Ngjalljes së Krishtit si burim shprese... -
Ambasada e Shqipërisë në Bernë uron Pashkët -
Mes artit dhe jetës, mbrëmje përkujtimore për Nasuf Naski Abdixhikun -
Rexhep Rifati u shpall qytetar nderi i Horës së Arbëreshëve -
Ambasadori britanik takon studentët kosovarë pas studimeve në Mbretërinë e Bashkuar
Jeta në Zvicër
-
Stuhi e fortë në Gjenevë, rrufeja godet aeroplanin Incidenti vjen në një kohë kur moti i paqëndrueshëm po ndikon në trafikun ajror në disa... -
Rriten investimet nga Kosova në Shqipëri -
Posta zvicerane synon të diversifikojë të ardhurat për të kompensuar humbjet -
Reklamë e rreme në Booking.com: Familja nga Zvicra humb 5,000 franga -
Besim dhe kostume kombëtare, si u festuan Pashkët në Misionin e Luzernit











