Kosova
Schluchter Roth: Kosova ka ligje të mira, po që nuk zbatohen
Zv. ambasadorja e Zvicrës në Kosovë, Anita Schluchter Roth, ka deklaruar se çështja e grave në Kosovë duhet të shihet si problem më i gjerë.
Sipas saj, ligjet në Kosovë janë të mira, mirëpo problem mbetet zbatueshmëria e tyre, përcjell albinfo.ch.
“Në fakt, disa studime, por edhe raste individuale, tregojnë se gratë akoma përballen për të pasur trajtim të barabartë në disa fusha të jetës. Ne mbështesim iniciativat që dëshirojnë të shtjellojnë çështjet në detaje. Kur flasim për problemet, të themi për Ligjin për familje dhe zbatueshmërinë dhe nevojës për ndryshime disa ligje, ne flasim me të drejtë për gratë, sepse situata është për gratë dhe kur e shikoj në të ardhmen, mendoj se është e rëndësishme se në afat më të gjatë nuk është vetëm çështje e grave”, ka thënë ajo në tryezën me temën “Si ta parandalojmë dhunën ekonomike?”, organizuar nga Iniciativa për Drejtësi dhe Barazi.
Zbatimi dhe keqinterpretimi i ligjeve në Kosovë, veçanërisht i Ligjit për familjen, mbetet çështje problematike dhe pengesë në parandalimin e dhunës, u tha aty.
Luljeta Aliu, nga Iniciativa për Drejtësi dhe Barazi, ka thënë se përveç dhunës fizike, problem mbetet edhe ajo ekonomike e institucionale. Sipas saj, institucionet shumë shpesh refuzojnë të merren me dhunën ekonomike, me arsyetimin se nuk janë hetues. Aliu deklaroi se dhuna ekonomike është thelbi i dhunës në familje.
Ndërsa, Mexhide Mjaku-Topalli, kryetare e Grupit të Grave Deputete, deklaroi se dhuna është duke ndikuar në diskriminimin e grave. Mbështetëse e iniciativës për ndryshimin e Ligjit për familjen është edhe Ambasada zvicerane.
Të ngjashme
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
Lejla kërkon drejtësi për gjyshin: Dënimi i shkaktarit të vdekjes së tij, tepër i butë "Nuk kam fjalë kur një jetë njeriu e vlerësojnë me 800 franga". Lejla Halilaj dhe familjarët... -
Samiti IV i Diasporës Shqiptare – Diaspora rikthehet në shtëpi! -
Arrestohet kosovari, ka sulmuar një hebre në Cyrih -
Jehona Kicaj fiton Çmimin letrar të Shtëpisë Buddenbrook 2024/2025 -
Njoftim i rëndësishëm nga Ambasada e Kosovës në Itali
Jeta në Zvicër
-
Më shumë zviceranë jashtë vendit duan të votojnë në kantonin Aargau Në kantonin Aargau, gjithnjë e më shumë qytetarë zviceranë që jetojnë jashtë vendit po shprehin interes... -
Ndërpritet linja hekurudhore Bern–Thun, udhëtarëve u tregohen alternativa -
Komuna e Crans-Montana ndan 1 milion franga për viktimat e tragjedisë -
Valaisi rrit mbështetjen për familjet përballë rritjes së primeve të sigurimit shëndetësor -
Këto ishin makinat elektrike më të njohura në Zvicër në janar













