Shkurt.ch
Schneider-Amman: Nuk ka rrezik recesioni për Zvicrën
Forcimi i frangut gjegjësisht shkëputja nga lidhja që ka pasur ai për tri vite me euron ka shërbyer për skenarë nga më të ndryshmit lidhur me ndikimin e kësaj në ekonominë e Zvicrës. Nga shkurtimi i vendeve të punës dhe bartja e tyre në vende të tjera e deri te zgjatja e orarit të punës për punëtorët e ndërmarrjeve, pa u rritur pagat. Disa nga këto edhe kanë ndodhur por në përmasa të vogla.
Por, ministri i ekonomisë, Johann Schneider-Ammann shprehet optimist sa i përket konjunkturës në Zvicër. Ndryshe nga shumë studiues të kësaj fushe Ammann nuk konsideron se Zvicra do të rrëshqasë në recesion.
Në një intervistë per gazetën “Sonntagsblick”, ministri i ekonomisë ka thenë se një skenar i tillë nuk do të ndodhë në Zvicër. Por me një kusht: që konjunktura të ketë një zhvillim pozitiv edhe në Evropë dhe në SHBA.
Ministri më tej ka thënë se kursi i ndërrimit prej 1.10 franga për një euroështë tepër i ulët. Kjo, për shumicë n e kompanive mezi mjafton vetëm sa për mbijetesë, kështu që ato nuk do të munden të realizojnë fitime për të sjellë në jetë investime të reja.
E-Diaspora
-
Gjermani
Kosova me ligj të ri për shtetësinë, lehtësohen procedurat për diasporën në Gjermani Nga 22 maji kanë hyrë në fuqi rregulla të reja për regjistrimin, ri-fitimin dhe natyralizimin e... -
Albin Kurti nesër në Zvicër, takim me mërgatën shqiptare në Cyrih -
LDK mban takim me bashkatdhetarë në Vjenë -
Koncerti Zvicerano-Kosovar bashkon diplomacinë, kulturën dhe miqësinë në SHBA -
Zvicër
Policia zvicerane arreston 67-vjeçarin nga Kosova si të dyshuar për tentim mashtrimi me telefon
Jeta në Zvicër
-
Mijëra zviceranë demonstrojnë kundër iniciativës “10 milionë” Në pankarta shkruante veç tjerash, se do të ishte më mirë të kufizoheshin emetimet e CO2... -
Jans nxit reagime me krahasimin e nismës “10 milionëshe” me Brexit-in -
Zvicra zgjeron sanksionet ndaj Rusisë -
Dy gjyqtarët në lidhje dashurie mbeten në detyrë -
Spitali Universitar i Cyrihut raporton në prokurori 10 vdekje të dyshimta













