CH-Ballkani
Së shpejti hiqet taksa në kufi për mërgimtarët
Qeveria e Kosovës shumë shpejtë pritet të heq pagesën prej 35 euro që njihet si kartoni i gjelbër, taksë kjo që ngarkohen mërgimtarët prej vitesh sa herë që shkojnë në Kosovë
Kryetari i Komisionit parlamentar për Buxhet dhe Financa, Naser Osmani, ka thënë se janë duke i shikuar të gjitha mundësit ligjore që kjo pagesë të hiqet.
Osmani ka shtuar se ekziston baza ligjore dhe se për këtë është konsultuar me guvernatorin e Bankës Qendrore, Bedri Hamza, nga i cili ka kuptuar se ekzistojnë mundësitë.
Sipas tij, kompanitë e sigurimit janë ato që kanë prishë marrëveshjen me Byronë e Kartonit të gjelbër.
“Në prag të nënshkrimit të një marrëveshje me Byronë e Kartonit të gjelbër kompanitë tona të sigurimeve e kanë prishur për arsye se atyre nuk iu konvenon. Kjo që iu bëhet bashkatdhetarëve tanë është e padrejtë. Çdo vit Kosova nga remitancat përfiton të hyra 600 deri në 700 milionë euro dhe nuk është në rregull që këtyre njerëzve të iu merret 35 euro në kufij e që krejt kjo është një vlerë 1 deri në 2 milionë euro”, ka deklaruar Osmani, transmeton albinfo.ch.
Që të hiqet taksa prej 35 eurove me të cilën ngarkohen mërgimtarët sa herë që hyjnë në Kosovë janë pajtuar edhe anëtarët e tjerë të komisionit parlamentar.
E-Diaspora
-
Kush e solli lahutën para OKB-së në Gjenevë Ai në zemër të Gjenevës solli veshjet kombëtare të Rugovës, çiftelinë e sharkinë, solli motivet burimore... -
Ceremonia e Çmimeve AWL 2025 mbyll me sukses edicionin e gjashtë në Prishtinë -
Edhe kryeministri Kurti pritet të zhvillojë takim me mërgatën në Zvicër -
Abdixhiku njofton takim me diasporën kosovare në Gjermani -
Jakurti mbi AlbGala 2025: Krenari të shohësh bashkë ekselencën shqiptare të Zvicrës
Jeta në Zvicër
-
Stacioni tokësor Starlink miratohet për Valais Sistemit të internetit Starlink të Elon Musk i është dhënë leje lokale për të hapur një... -
Zgjerimi hekurudhor i BE-së duke anashkaluar Zvicrën -
“Gjeneva Ndërkombëtare në rrezik” -
Punëdhënësit zviceranë janë optimistë për vitin 2026 -
Punëdhënësit zviceran shprehin optimizëm për 2026














