Sporte Luftarake
Seferi: ndjehem fitues ndaj Arslanit
Pas përfundimit të ndeshjes së barabartë, dy boksierët Sefer Seferi dhe Firat Arslan kanë zhvilluar konferencë për mediat. Boksieri shqiptar thotë se ndjehet fitues kundër Arslan-it, por verdikti final është vendimtar
Pas përfundimit të ndeshjes së barabartë, dy boksierët Sefer Seferi dhe Firat Arslan kanë zhvilluar konferencë për mediat. Boksieri shqiptar thotë se ndjehet fitues kundër Arslan-it, por verdikti final është vendimtar, njofton Albinfo.ch.
“Të dashur miq pas një ndeshje të fuqishme për 12 runda me radhë gjyqtaret vendosen që ndeshja ime kundër Firat Arslan të përfundoj me barazim. Pavarësisht që e ndjej veten fitues, verdikti final është vendimtar. Respektet e mia per Firat Arslan, vazhdon të ngelet një boksier shumë i madh, falënderoi familjen miqtë dhe gjithë dashamiret e boksit që erdhën në mbështetje. Falënderoi edhe sponsoret e mi që më mbështetën për këtë ndeshje”, thotë Sefer Seferi.
Kjo llogaritej si ndeshje “hakmarrëse”, sepse në Shtator të vitit 2016-të, Firat Arslan-i u ndesh edhe me vëllanë e madh të Seferit, Nuriun të cilin e fitoi vetëm me pikë.
Për Sefer Seferin ishte barazimi i parë në karrierë, në ndeshjen e 26-të në karrierë.
Të tjera nga Sporte Luftarake
E-Diaspora
-
Stokholm
Filmi shqiptar “Derë e Hapur” shfaqet në Stokholm në kuadër të muajit të Frankofonisë Një histori e fuqishme familjare dhe shoqërore sjell kinemanë shqiptare më afër publikut suedez... -
Nga një fëmijëri e integruar në Cyrih drejt një zëri me peshë në shoqërinë zvicerane -
Thonex: Punonjësi me origjinë shqiptare denoncon racizëm në polici -
Kantoni i Cyrihut i dhuron një automjet zjarrfikës qytetit të Gjilanit -
Vjenë
Trupat e pajetë nga tragjedia e Vjenës nisen sot për Kosovë
Jeta në Zvicër
-
Qeveria Federale planifikon mbrojtjen e të moshuarve nga dhuna Në këtë kuadër, qeveria ka miratuar një program stimulues për parandalimin dhe zbulimin e hershëm të... -
Këshilli Federal kërkon katër miliardë franga për forcimin e ushtrisë -
Makina godet një grup nxënësish – Mendohet se ka humbur jetën një person -
Çmimet vazhdojnë të rriten: Nafta tani kushton 2.10 franga për litër -
Këshilli Federal propozon masa të reja kundër mungesës së barnave










