Lajme
Sekuestrohet edhe një jaht rus në Itali
Qeveria italiane konfirmoi sekuestrimin e një jahti që i përkiste një oligarku rus në portin e Sanremos në Italinë veriperëndimore.
Autoritetet kapën varkën luksoze të premten.
Jahti i quajtur “Lena” thuhet se kap vlerën e rreth 50 milionë euro (55 milionë dollarë).
Pronari 69-vjeçar rus është ndër emrat në listën e sanksioneve të BE-së, të hartuar si reagim ndaj pushtimit rus të Ukrainës dhe thuhet se është ”një njohës dhe aleat i vjetër i presidentit rus Vladimir Putin”, përcjell Albinfo.ch.
Qeveria ka konfirmuar edhe sekuestrimin e jahtit “Lady M”, me vlerë afërsisht 65 milionë euro, në portin e Imperias. Në listën e sanksioneve është edhe pronari i saj 56-vjeçar.
Sipas agjencisë së lajmeve Ansa, Guardia di Finanza ka sekuestruar edhe një vilë të oligarkut rus Alisher Usmanov, në veri të Sardenjës.
Usmanov zotëron gjithashtu një pronë në liqenin Tegern në Bavari.
Ministri i Jashtëm italian, Luigi di Maio, tha në një transmetim në kanalin televiziv italian Tg2 Post se Italia planifikon të ngrijë 140 milionë euro asete që u përkasin oligarkëve rusë.
E-Diaspora
-
Pashkët, mesha në gjuhën shqipe bashkoi rreth 2000 besimtarë shqiptarë në Frauenfeld Në predikimin e tij, don Marjan Demaj theksoi rëndësinë e Ngjalljes së Krishtit si burim shprese... -
Ambasada e Shqipërisë në Bernë uron Pashkët -
Mes artit dhe jetës, mbrëmje përkujtimore për Nasuf Naski Abdixhikun -
Rexhep Rifati u shpall qytetar nderi i Horës së Arbëreshëve -
Ambasadori britanik takon studentët kosovarë pas studimeve në Mbretërinë e Bashkuar
Jeta në Zvicër
-
Inteligjenca artificiale ndihmon për të zvogëluar mbeturinat në furrat zvicerane Inteligjenca artificiale i ndihmon dyqanet dhe restorantet të porosisin sasinë e duhur të produkteve të freskëta... -
Në këto vende numri i zviceranëve është duke u zvogëluar -
12 kilometra bllokim trafiku para tunelit Gotthard -
Emigrantët e Magrebit dhe krimi në Zvicër: Kantonet ngrenë alarmin -
Një kompani zvicerane e qumështit sfidon krizën energjetike








