Lajme
Sela: Ivanov do ta ketë fundin
“Maqedonia është shtet parlamentar dhe jo shtet presidencial. Presidenti nuk mund të sillet sikur qëndron mbi Ligjet dhe Kushtetutën e vendit”, deklaroi Ziadin Sela nga LR e PDSH-së
Kryetari i Lëvizjes për Reforma në Partinë Demokratike Shqiptare, Ziadin Sela tha se presidenti Gjorgje Ivanov nuk mund të qëndroj mbi Kushtetutën, prandaj tha se në një shtet parlamentar siç është Maqedonia, ai do ta ketë fundin. Sela po ashtu konfirmoi se faktori shqiptar do të qëndroj unik në kërkesat e tyre legjitime.
“Maqedonia është shtet parlamentar dhe jo shtet presidencial. Presidenti nuk mund të sillet sikur qëndron mbi Ligjet dhe Kushtetutën e vendit dhe për këto shkelje ai do të nxirret përpara përgjegjësisë një ditë. Nuk ka përse frikësohet Ivanovi për karakterin unitar të shtetit, ai e di shumë mirë që s’bëhet fjalë për këtë, por duan të manipulojnë masat duke bërë kampanjë kundër shqiptarëve”, deklaroi Sela për televizionit ART, transmeton Albinfo.Ch.
“Prandaj subjektet politike shqiptare duhet të qëndrojnë bashkë dhe të ia bëjnë me dije atyre partive maqedonase që nuk mund të marrësh vota duke bërë thirrje kundër kufizimit të të drejtave një etniteti tjetër”, deklaroi mes tjerash Sela.
E-Diaspora
-
Konsullata e Kosovës në Cyrih: Informohuni për mënyrën dhe procedurat e votimit Konsullata e Kosovës në Cyrih njofton datën e votimit në diasporë... -
Miratohet unanimisht Marrëveshja për Tregti të Lirë të Kosovës me EFTA -
Mustafa kritikon presidenten Osmanin për takimet me diasporën gjatë fushatës -
Slloveni
Ganimet Shala, asambleistja e parë shqiptare në Parlamentin e Lubjanës -
Lir Hajrizi: Pianisti që po tejkalon kufijtë e talentit
Jeta në Zvicër
-
A është ky stacioni policor më i bukur në botë? Giacometti-Halle, shembull i artit mural monumental në stacionin policor të Cyrihut... -
Swisscom do të heqë plotësisht teknologjinë 3G deri në fund të vitit 2025 -
Marketingu i influencerëve në Zvicër: Praktika jo të rregulluara dhe të dëmshme për të rinjtë, paralajmëron FRC -
Zgjedhjet komunale në Vernier konfirmohen nga Këshilli i Shtetit -
Dyqanet në Gjenevë hapen këtë të diel












