Lajme
Senatorit McCain i jepet “Urdhri i Lirisë”
Presidenti Hashim Thaçi, tha se ndihet i nderuar dhe privilegjuar që në emër të qytetarëve të Kosovës t’ia ndajë medaljen “Urdhri i Lirisë”, senatorit McCain
Për kontributin e madh që ka dhënë për çlirimin e Kosovës, presidenti Hashim Thaçi ka dekoruar sot (e premte) me medaljen “Urdhri i Lirisë” senatorin amerikan John McCain. Presidenti kosovar vlerësoi lart punën e senatorin amerikan në kohën kur Kosova po përjetonte tmerrin nga gjenocidi serb.
Presidenti Hashim Thaçi, theksoi se ndihet i nderuar dhe privilegjuar që në emër të qytetarëve të Kosovës t’ia ndajë “Urdhrin e Lirisë”, senatorit McCain.
“Në botë ka pak njerëz që mishërojnë vlerat e lirisë. E tërë jeta e juaj është një monument i gjallë i përpjekjeve për liri deri në vetëmohim…Ju u bëtë zëri ynë kur ne nuk kishim zë. Ju me punën dhe angazhimin tuaj për çlirimin e Kosovës dëshmuat se liria nuk privilegj e të fortit, por e drejt fundamentale për secilin njeri, për secilin komb”, tha Thaçi.
Ndërsa, senatori McCain u shpreh i nderuar dhe krenar që po merr një çmim kaq të lartë nga presidenti Thaçi në emër të popullit të Kosovës.
Derisa, shprehu krenarinë e tij që pas shumë vitesh nga konflikti dhe tragjedia e luftës, gjendet në Kosovë, duke premtuar se do të bëjë gjithçka që të sigurojë mbështetjen amerikane edhe më tutje.
“Të gjithë ne e dimë se ka shumë milje (rrugë) për t’u bërë dhe progres për t’u arritur por kur shikon progresin që është bërë si demokracia funksionale, legjislacioni, zgjedhje të drejta dhe të lira, mendoj se populli i Kosovës duhet të jetë shumë krenar. Kemi kaluar një rrugë të gjatë me sakrificë dhe unë kam për qëllim që të bëjë gjithçka që mundem që të vazhdojë të siguroj mbështetjen e SHBA-ve dhe popujve tjerë për të siguruar së Kosova vazhdon të jetë e lirë, demokratike dhe e bukur si është sot”, theksoi McCain.
Senatori amerikan John McCain, po qëndron për një vizitë zyrtare në Kosovë. Ai zhvilloi një turne në Ballkan, ndërsa pas Sarajevës, Beogradit e Prishtina do të udhëtoj për Tiranë, ku pritet të takohet me liderët institucionalë e politikë atje.
E-Diaspora
-
Mërgata do të votojë më 27 dhjetor në përfaqësitë diplomatike, KQZ jep udhëzime për procesin Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka bërë të ditur se më 27 dhjetor qytetarët e Kosovës... -
Merita Pinta, një zonjë e fortë, me shumë merita -
Aktorja Fatlume Bunjaku do ta përfaqësojë Shqipërinë në “European Shooting Stars 2026” -
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve hap 23 kuti postare për votuesit e diasporës -
Ministrja shqiptare paralajmëron iniciativa për të drejtat e diasporës në Greqi
Jeta në Zvicër
-
Problemi i kokainës në Evropë dhe roli i Zvicrës: Sasi rekord dhe rrugë të reja tregtie Gati 40 kilogramë kokainë u gjetën në një makinë në autostradën A2 pranë Capolago në Ticino... -
Qirinjtë ‘made in Switzerland’ mjeshtëria sfidon importet -
Produktet vegane dhe vegjetariane në Zvicër po ofrohen më pak, por kërkesa mbetet e lartë -
Punëtori i ndërtimit bie në kafazin e ashensorit, plagoset rëndë -
Prokuroria e St. Gallenit ndëshkon një pasagjer treni për racizëm










