Kosova
Serbët e veriut, kundër bashkimit të Mitrovicës
Serbët e veriut të Mitrovicës kanë protestuar për ta kundërshtuar bashkimin e qytetit. Protestuesit kanë shpalosur disa pankarta, ku shkruhej: “Nuk e japim Veriun”, “Serbia kujdeset për serbët e saj”.
Kryetari i Listës serbe, Goran Rakiq, ka thënë se po synohet okupimi i Trepçës, por tha se nuk do të dorëzohen dhe do të vazhdojnë të jetojnë në veri, pasi për këtë kanë mbështetjen e presidentit serb, Aleksandar Vuçiq, përcjell albinfo.ch.
Protestueseve u është drejtuar edhe drejtori i spitalit, Milan Ivanoviqi, i cili ka thënë se kjo është protestë qytetare kundër idesë së aneksimit të veriut. Ivanoviq, më tutje, ka thënë se nuk do të lejojnë marrjen e Ujmanit e Trepçës.
Ndërsa, për të shtunën është paralajmëruar të mbahet një protestë kundër Aleksandar Vuçiqit.
E-Diaspora
-
Shqiptari i zhdukur prej dy javësh në Austri, gjendet i vdekur në Gjermani Është gjetur pa shenja jete trupi i Agim N. me banim në Wels të Austrisë, i... -
Dita e të Drejtave të Njeriut shënohet me apel për barazi reale, qasshmëri dhe pjesëmarrje qytetare -
Vonesë në votimin me postë për diasporën -
Shqiptarët që shënuan vitin 2025 në Zvicër -
Konsullja e Kosovës, pjesëmarrëse në ceremoninë “Escalade” në Gjenevë
Jeta në Zvicër
-
Zvicër: Hyn në fuqi marrëveshja e re kolektive kombëtare e ndërtimit Kjo u njoftua bashkërisht nga kompanitë e ndërtimit dhe sindikatat Unia dhe Syna pas raundit të... -
Shqiptarët që shënuan vitin 2025 në Zvicër -
Banorët e evakuuar të Brienzit mund të rikthehen të shtunën -
Qeveria zvicerane thotë se të burgosurit e huaj duhet të marrin sigurim shëndetësor -
Apartamenti më i shtrenjtë në Cyrih, kushton 24,000 CHF në muaj













