Lajme
Serbët largojnë të gjitha reklamat e Rita Orës nga Beogradi
Pas artikujve të djeshëm në mediet serbe, billbordët ku shfaqet Rita Ora u larguan nga qyteti i Beogradit.
“FITON INFORMER! Largohen billbordët e Rita Orës! Reklamat e këngëtares që mbështet kriminelët e UQK-së”, është titulli i gazetës serbe “Informer”.
Një ditë pas shkrimit të gazetës sonë, BMP hoqi të gjitha reklamat polemike në Beograd, shkruan Informer, transnmeton lajmi.net.
Sipas kësaj gazete, këngëtarët vendas u tronditën pasi një firmë serbe promovonte të preferuarën e Thaçit dhe Haradinajt.
Gjithnjë sipas këtij mediumi, kë ngëtarja shqiptare, e cila mbështet publikisht kriminelët e UÇK-së dhe bën thirrje për “Shqipërinë e Madhe”, është larguar nga billbordet në qendër të qytetit të Beogradit dhe nuk do të shfaqet më në këto materiale promovuese.
“Kujtojmë që kjo këngëtare, e cila këndoi në festimin e dhjetë vjetorit të pavarësisë së shtetit të rremë të Kosovës dhe që nuk e humbet mundësinë për të treguar “shqiponjën dykrenare shqiptare” në çdo paraqitje, është shfaqur në tabela në më shumë se 27 vende ekskluzive në të gjithë Beogradin, nga të cilat gazeta jonë shkruajti dje se billbordet mund të shiheshin në Parlamentin e Serbisë, Qeverinë e Serbisë, Sllavia, Sheshi i Republikës, Terazije, në Pallatin e Serbisë dhe vendet e tjera të trafikut”, shkruan ndër të tjera ky medium serb.
Të gjitha 27 billbordet nga qendra e Beogradit që paraqisnin orët dhe bizhuteritë e BPM me imazh kryesor Rita Orën, nuk mund të shihen më transmeton lajmi.net, përcjell albinfo.ch
E-Diaspora
-
Ambasada e Kosovës në Austri njofton për pushimet gjatë festave zyrtare në prill 2026 Ambasada e Republikës së Kosovës në Vjenë dhe Shërbimi Konsullor bëjnë me dije se gjatë muajit... -
Filharmonia e Kosovës debuton me sukses në Berlin -
Mërgata nga Zvicra mbështet studentët e UP-së me bursa mujore -
“The Guestkeepers”, një projekt që trajnon “ambasadorët e mikpritjes” në Kosovë -
Familjarët flasin për kosovarët që humbën jetën në Vjenë
Jeta në Zvicër
-
12,000 franga gjoba për parkim në St. Gallen në vetëm 20 ditë Në St. Gallen, vendet e reja për motoçikleta në qendër të qytetit ngjajnë me vendet për... -
Bllokime trafiku në Gotthard gjatë Pashkëve: Çfarë pritet dhe si të përgatiteni -
Tre muaj pas tragjedisë në Crans-Montana: ku qëndron ndihma financiare për viktimat? -
Këshilli Federal i Zvicrës rekomandon refuzimin e iniciativës për ndalimin e armëve bërthamore -
Zvicër: Hiqet tatimi mbi vlerën e qirasë nga viti 2029












