Muzikë
Rita Ora, para koncertit të saj zviceran: “e magjepsur” me Zvicrën
Paraqitja e saj e fundit në Zvicër ishte në vitin 2022 në Cyrih Openair në Rümlang ZH. Më 5 gusht, në Schaffhausen do të jetë koncerti i saj i radhës
Më 5 gusht këngëtarja Rita Ora do të japë sërish koncert në Zvicër, tranmeton albinfo.ch. Në një intervistë për mediat e këtushme, ajo është shprehur e magjepsur për birrën zvicerane, audiencën dhe shumë më tepër.
Këngëtarja shqiptare-britanike është adhuruese e birrës zvicerane, shkruan “Bote”. Ajo gjithashtu mendon se ushqimi në Zvicër është “fantastik”. Por nuk është vetëm kuzhina…
Asaj i pëlqen edhe fakti që gjithçka është kaq e pastër këtu. Dhe sistemi shëndetësor është gjithashtu i shkëlqyer.
Sipas intervistës për “20 minuten”, ajo ka vlerësuar veçanërisht fansat e saj zviceranë. Mbështetja e tyre është “e mahnitshme”. Zviceranët janë të sjellshëm dhe shumë të lumtur.
Rita Ora theksoi se publiku këtu është gjithmonë mirënjohës. Për koncertet dhe gjithashtu për artistët që vizitojnë Zvicrën.
Paraqitja e saj e fundit në Zvicër ishte në vitin 2022 në Cyrih Openair në Rümlang ZH. Por fansat tashmë mund të presin me padurim shfaqjen e saj të radhës, përcjell albinfo.ch. Kjo do të ndodhë më 5 gusht, në Schaffhausen.
E-Diaspora
-
Foto
KUR VESHJA BËHET IDENTITET! Një mbrëmje që e ktheu traditën shqiptare në spektakël kulturor!... -
1 Maji “ndez” Zvicrën: Mijëra në rrugë në Cyrih dhe Bernë, nga protesta paqësore te përplasjet me policinë -
KQZ: Mërgata ka 12 ditë kohë për t’u regjistruar për zgjedhjet në Kosovë -
Zvicra përballet me “mafian e biçikletave”, disa e-bike të vjedhura përfundojnë në Kosovë -
Një ditë e zakonshme që u kthye në festë zyrtare: Historia e 1 Majit
Jeta në Zvicër
-
Lucern: Gruaja gjendet në banesën e saj disa muaj pasi kishte vdekur Në qytetin e Lucernës, një grua ka mbetur e vdekur në apartamentin e saj për muaj... -
Mundësi me rrënjë shqiptare, Naim Fejzaj kthehet në ring pas sulmit në tru -
Zvicër: Shitjet me pakicë, në rënie -
Aferë dashurie midis dy gjyqtarëve federalë -
Shumica pro nismës “Jo Zvicër 10 milionëshe”: Këto janë qëndrimet e partive















