Kosova
Serbia aktivizon edhe aeroplanët, fluturojnë afër Jarinjes
Mediat në Kosovë shkruajnë se një ditë pasi ka aktivizuar helikopterët afër hapësirës ajrore të Kosovës, Serbia tani ka bërë provokimin e radhës.
Aty shihet aktivizimi i aeroplanëve ushtarakë në hapësirën ajrore, afër Jarinjës. Dy aeroplanë shihen duke fluturuar jo larg zonës ku janë të stacionuar forcat e njësisë speciale të Kosovës.
Ndaj provikimeve të ngjashme para pak minutash ka reaguar edhe kryeministri Kurti.
“Individë ose grupe të cilave sundimi i ligjit dhe rendi e siguria publike ua rrezikon aktivitetin kriminal po e sulmojnë shtetin tonë dhe po e cenojnë paqen. Qartazi ata po i nxit e mbështet Serbia, përkatësisht regjimi autokrat atje. Fatkeqësisht, para syve të bashkësisë ndërkombëtare, Serbia po përdor qytetarë të Kosovës për të provokuar konflikt serioz ndërkombëtar”, ka thënë ndër të tjera Kurti në reagim.
E-Diaspora
-
Një destinacion që quhet Kosovë! Për mërgimtarin, Kosova nuk është thjesht destinacioni i pushimeve. Është adresa ku kthehet zemra, sado larg... -
46-vjeçari nga Kosova del para gjykatës në Zvicër, akuzohet për vrasjen e partneres -
Diaspora Meeting rikthehet me edicionin e nëntë në Kosovë -
Magazina albinfo.ch vjen me numrin special, Vera `26 -
Yll Gashi vazhdon aventurën me Bayern Munichun, rinovon kontratën deri në vitin 2028
Jeta në Zvicër
-
Kantoni i Bernës lejon “natën e lirë” për çerekfinalen Zvicër-Argjentinë Lokalet do të qëndrojnë të hapura gjatë gjithë natës për ndeshjen historike të Zvicrës në Botëror... -
Studim: 95% e zviceranëve fillimisht trajtohen vetë, pa shkuar te mjeku -
Zvicra, vendi ku lumenjtë janë pjesë e jetës së përditshme: edhe udhëtimi për në shtëpi bëhet me not -
Vapa ekstreme rrit ndjeshëm rrezikun e vdekshmërisë te të moshuarit në Zvicër -
Studimi zviceran: Pse asnjë lëvizje e trupit nuk është identike me tjetrën













