Kosova
Serbia ndalon dy pjesëtarë serbë të FSK-së, reagon ministria e Mbrojtjes e Kosovës
Zëvendësministri në largim i Mbrojtjes, Burim Ramadani, ka reaguar në lidhje me ndalimin e dy pjesëtarëve serbë të FKS-së nga policia serbe në pikën kufitare të Jarinjes.
Ramadani thotë se Serbia vazhdon presionin ndaj pjesëtarëve serbë të FSK-së, në një logjikë krejtësisht jonormale, jonjerëzore dhe jokonstruktive.
Sipas tij, duke i ndalur me orë të tëra dhe liruar më pas, ky presion është krejtësisht pa kuptim.
“Nuk ka asnjë qëllim që mund të arrihet përmes këtyre veprimeve. E vetmja gjë që dëshmohet është që asgjë nuk ka ndryshuar, është i njëjti mentalitet”, ka thënë Ramadani, raporton Koha.net, përcjell albinfo.ch
Ai thotë se Serbia po i dëmton serbët e Kosovës sepse, “Kosovën nuk mund ta ndalë si të tillë, por vetëm maltreton serbët e këtushëm”.
“Partnerët ndërkombëtarë nuk duhet të heshtin”, ka përfunduar zv/ministri i Mbrojtjes i Kosovës, Burim Ramadani.
E-Diaspora
-
Ambasada e Kosovës në Austri njofton për pushimet gjatë festave zyrtare në prill 2026 Ambasada e Republikës së Kosovës në Vjenë dhe Shërbimi Konsullor bëjnë me dije se gjatë muajit... -
Filharmonia e Kosovës debuton me sukses në Berlin -
Mërgata nga Zvicra mbështet studentët e UP-së me bursa mujore -
“The Guestkeepers”, një projekt që trajnon “ambasadorët e mikpritjes” në Kosovë -
Familjarët flasin për kosovarët që humbën jetën në Vjenë
Jeta në Zvicër
-
12,000 franga gjoba për parkim në St. Gallen në vetëm 20 ditë Në St. Gallen, vendet e reja për motoçikleta në qendër të qytetit ngjajnë me vendet për... -
Bllokime trafiku në Gotthard gjatë Pashkëve: Çfarë pritet dhe si të përgatiteni -
Tre muaj pas tragjedisë në Crans-Montana: ku qëndron ndihma financiare për viktimat? -
Këshilli Federal i Zvicrës rekomandon refuzimin e iniciativës për ndalimin e armëve bërthamore -
Zvicër: Hiqet tatimi mbi vlerën e qirasë nga viti 2029











