Lajme
Serbia rrezikon liberalizimin e vizave
Të shqetësuar me procedurat e thjeshtuara të marrjes së shtetësisë, Komisioni Evropian thotë se kjo rrit mundësinë e ilegalitetit.
Për Radio Evropën e Lirë nga Komisioni Evropian thonë se këto procedura i aplikojnë vendet e Ballkanit Perëndimor që kanë liberalizim të vizave.
Në mesin e tyre është edhe Serbia që ka këtë të drejtë e që përbën shqetësim për Komisionin, përcjell albinfo.ch.
Kjo duket se do të rrezikojë edhe kthimin e regjimit të vizave për Serbinë.
“Në rastin e Serbisë, përshtatja me regjimin e vizave të BE-së është e rëndësishme për të vazhduar përmbushjen e kritereve për liberalizim vizash. Serbia ka bërë një hap të rëndësishëm në përshtatjen e regjimit të saj të vizave me atë të BE-së. Komisioni inkurajon Serbinë që t’i vazhdojë përpjekjet në këtë drejtim për të pasur një përshtatje të plotë”, ka thënë Komisioni Evropian, shkruan REL.
Ndër vendet prej nga vijnë më së shumti migrantët janë përmendur Burundi, Kuba dhe Tunizia.
Shtetas të këtyre vendeve kanë hyrë në Serbi pa viza dhe nga atje kanë kaluar në territorin e BE-së. Serbia është detyruar t’ua kthejë vizat këtyre shteteve, sepse ishte kërcënuar se BE-ja do të suspendojë liberalizimin e vizave.
E-Diaspora
-
Bazel - Zvicer
Thesar Abdullahu dhe Morgan Hetemi drejt studimeve doktorale në Zvicër Nga diplomimi për mjekësi në Universitetin e Bazelit, te përvoja profesionale, dy mjekë shqiptarë në Zvicër... -
Vjenë
Kosti Deti mahnit me performancën e tij në Ambasadën Italiane në Vjenë -
Shefi i Ushtrisë Zvicerane, së bashku me Ylfete Fanaj, vizituan trupat në Kosovë -
Kryetari shqiptar i Morbachut bëhet viral në Gjermani -
Ambasada e Kosovës në Zvicër takim me mjekë të rinj kosovarë në Bernë
Jeta në Zvicër
-
Përhapja e qirave Airbnb po rrit pakënaqësinë në Zvicrën frëngjishtfolëse Zgjerimi i shpejtë i qirave afatshkurtra përmes platformave si Airbnb po shkakton pakënaqësi në rritje mes... -
Pritet rritje e çmimeve të ilaçeve në Zvicër -
Rreth 4,200 njerëz marrin pjesë në notin e Krishtlindjeve në Gjenevë -
Bazel - Zvicer
Thesar Abdullahu dhe Morgan Hetemi drejt studimeve doktorale në Zvicër -
2025, një nga vitet më të nxehta të regjistruara ndonjëherë









