Jeta në Zvicër

Sërish në aksion detektivët për të mbikëqyrur “mashtruesit socialë” në Zvicër

65 për qind e zviceranëve u thanë ‘po’ në referendumin e së dielës detektivëve kundër abuzimit me sigurimet sociale në vend.

Ligji do të hyjë në fuqi nga viti i ardhshëm dhe personat e dyshuar do të mund të përgjohen nga detektivët, të cilët mund përdorin mjete teknike për përgjim, si GPS, po edhe fotoaparat për fotografi.

Megjithatë, monitorimi është i kufizuar në kohë: Ligji parashikon një periudhë monitorimi maksimale prej 30 ditësh brenda 6 muajve.

Në vitin 2015 sigurimi i invaliditetit kishte iniciuar hetime për dyshim lidhur me abuzimin e sigurimit dhe 1940 raste i kishte përmbyllur. Dyshimet ishin konfirmuar në 540 raste. Nga këto zbulime rezulton të jenë kursyer 154 milionë franga, ndërsa kostoja e pagesës së detektivëve ka qenë rreth 8 milionë franga.

Sipas BSV, sigurimi i invaliditetit IV ishte në gjendje të kursente rreth 1.6 milion franga mes 2009 dhe 2016-ës përmes vëzhgimeve nga detektivët. Numri aktual është dukshëm më i lartë, pasi pensionet normalisht paguhen për disa vjet. Prandaj, llogaritet nga kursimet deri në 170 milionë franga.