Turizëm
Sezoni veror nuk ka përfunduar, Ksamili i rezervuar edhe gjatë shtatorit
Me një pamje mjaft të bukur të 3 ishujve dhe ngjyrën e kaltër të detit, plazhi i Ksamilit ditën e sotme ka regjistruar një numër të lartë turistësh
Edhe pse muaji gusht supozohet që të jetë muaji i fundit i sezonit veror, plazhet e Ksamilit në Sarandë edhe gjatë shtatorit janë ende të mbushura me turistë vendas dhe të huaj, të cilët e kanë “të vështirë” që të largohen nga plazhet e bukura shqiptare.
Me një pamje mjaft të bukur të 3 ishujve dhe ngjyrën e kaltër të detit, plazhi i Ksamilit ditën e sotme ka regjistruar një numër të lartë turistësh.
Prefekti i qarkut Vlorë, Flamur Mamaj deklaroi për Agjencinë Telegrafike Shqiptare (ATSH) se hotelet e zonës janë të rezervuara nga pushuesit vendas dhe të huaj të cilët mbajnë edhe numrin më të lartë të rezervimeve.
“Në Ksamil nuk ka vende të lira për të qëndruar në hotele, pasi këto të fundit janë ende të rezervuara nga të huajt.
Gjatë një vizite pune që pata në këtë zonë, pashë që ndër pushuesit e huaj kishte dhe brazilianë. Është një situatë shumë pozitive përsa i përket turizmit, plazhet janë plot në zonën e Ksamilit, ku turizmi po vazhdon normalisht. Ne po punojmë që turizmin ta shtrijmë akoma edhe më shumë”, theksoi prefekti Mamaj për ATSH-në, përcjell albinfo.ch.
Duke u ndalur te pjesa e pastrimit të plazheve dhe cilësisë së shërbimit, prefekti bën me dije se plazhet ishin mjaft të pastra dhe shërbimet janë nga më të mirat.
“Plazhet e Ksamilit janë mjaft të pastra si dhe shërbimet janë më cilësore. Këto arsye kanë bërë që turistët të jenë edhe më të kënaqur duke shtyrë rezervimet e tyre në hotele, të cilat e përsëris, janë plot”, deklaroi Mamaj.
Edhe pse sezoni veror është drejt përfundimit të tij, rojat bregdetare vijojnë punën për t’i ardhur në ndihmë çdo pushuesi në rast rreziku.
“Rojat bregdetare në plazhet e Ksamilit janë në gatishmëri dhe te pjesa e turizmit jemi shumë në rregull”, përfundoi prefekti i Vlorës për ATSH-në.
Prefekti i Vlorës gjatë vizitës së tij në qytetin e Sarandës është takuar edhe me kryetaren e bashkisë, me të cilën ka diskutuar rreth problematikave që janë hasur në këtë sezon turistik, duke kërkuar që aksioni për shërbimin e turizmit të mos ndërpritet.
E-Diaspora
-
Ylfete Fanaj zgjidhet presidente e Konkordatit të burgjeve të Zvicrës Veriperëndimore dhe Qendrore "Në situatën e tensionuar të kapacitetit të burgjeve në të gjithë Zvicrën, nevojiten zgjidhje të qëndrueshme... -
Petrit Krasniqi, drejtues i ri i investimeve në Fondin e Sigurimeve të mësuesve të Bernës -
Granit Xhaka rrëfen sakrificat e familjes -
Londër
Akademia Ballkanike e Pianos bëhet pjesë e sistemit prestigjioz Trinity College London -
Itali
Aksident fatal në Itali: Vdes punëtori shqiptar në kantier ndërtimi
Jeta në Zvicër
-
Cilat janë standardet në Zvicër për importin e barnave? Zyra Federale e Doganave dhe Swissmedic ndalojnë importin e barnave nga jashtë kur tejkalohen sasitë e... -
Dhjetë specializantët nga Kosova arrijnë në Zvicër për trajnimet e organizuara nga LMShZ -
Ngjarjet që karakterizuan Zvicrën këtë javë -
Kantoni i Bernës është gati ta quajë feminicidin me emrin e saj të vërtetë -
Universitetet zvicerane paralajmërojnë se plani “10 milionë” mund të dëmtojë kërkimet













