Futboll
Shalland pret fitore në dy ndeshjet e para në Ligën e Kombeve
Dy fitore në dy ndeshjet e para të Ligës së Kombeve pret t’i arrijë përzgjedhësi i Kosovës, Bernard Shalland.
Në konferencën për media, trajneri zviceran theksoi se nuk do ta kenë aspak të lehtë përballjen me Azerbajxhanin dhe Ishujt Faroe.
Challandes u shpreh i kënaqur me ardhjen e Kastriot Dermakut, por konfirmoi se kanë problem në mbrojtje.
Ai theksoi se mesfushori Besar Halimi do të grumbullohet gjatë javës, por do të mungojë ndaj Azerbajxhanit, për shkak të përgatitjeve fizike, kurse pritet të jetë gati kundër Ishujve Faroe. 67-vjeçari beson se futbollisti i Bayernit, Meritan Shabani dhe Florent Hadërgjonaj i Hadersfilldit, do t’i bashkohen shumë shpejt Kosovës.
Ndeshjen e parë në Ligën e Kombeve Kosova do ta zhvillojë më 7 shtator nga ora 18:00 si mysafire e Azerbajxhanit, kurse më 10 shtator në stadiumin “Fadil Vokrri” në kryeqytet përballet me Ishujt Faroe nga ora 20:45.
E-Diaspora
-
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve hap 23 kuti postare për votuesit e diasporës Komisioni Qendror i Zgjedhjeve i Kosovës ka vënë në funksion 23 kuti postare në shtete të... -
Ministrja shqiptare paralajmëron iniciativa për të drejtat e diasporës në Greqi -
Udha e Lorik Canës: Sporti, Kultura dhe Kombi -
Program përkujtimor kushtuar Masakrës së Reçakut -
Abdixhiku: Diaspora nuk i prish balancat demokratike në Kosovë, ajo i pasqyron ato
Jeta në Zvicër
-
Sondazh: Zviceranët duan të paguajnë më pak për shërbimet dixhitale Konsumatorët zviceranë janë gjithnjë e më të vetëdijshëm për kostot kur bëhet fjalë për shërbimet dixhitale,... -
Rinovimet në aeroportin e Bazelit, do të operojë vetëm një linjë -
Pse Zvicra duhet të përqendrohet më shumë te kursimi i energjisë? -
Temu, Shein, AliExpress: A duhet Zvicra të taksojë paketat kineze si BE-ja? -
Këshilli Kombëtar i Zvicrës miraton 1 milion franga për luftën kundër dhunës me bazë gjinore














