Shaqa përmirëson gabimin
KF Bazeli ka fituar ndeshjen kampionale kundër ekipit të Sionit, me rezultat 1:0, falë golit të vetëm që shënoi Xherdan Shaqiri në minutën 61’ dhe tani ka katër pikë diferencë në vendin e parë, në krahasim me rivalin nga Zurichu.
Pas kartonit të kuq në Ligën e Evropës kundër Spartakut nga Moska, Shaqiri u bë objekt i kritikave të ashpra, ndërsa të dielën ai i demantoi të gjithë ata që menduan se Shaqirit iu ka rritur mendja. Nënëtëmbëdhjetëvjeçari luajti me një përkushtim të madh, sa për dy lojtarë duke dëshmuar se bëhet fjalë për një super talent.
Në minutën 61’, pas një topi të marrë nga Stocker, Shaqiri nuk i la asnjë rast portierit të mysafirëve që të dëshmohet, duke shënuar golin vendimtar të fitores. Edhe në minutën 75’, “Shaq Attack” siç e quajnë mediat zvicerane, kishte një rast të mirë për të shënuar por nuk kishte fat.
Në minutën 80’, stadiumi “Jakob Park” në Bazel jehoi për një kohë të gjatë nga duartrokitjet që iu dedikuan Shaqës, pas zëvendësimit të tij. Me siguri se loja e shkëlqyeshme e Xherdanit i ka lënë mbresa edhe selelsionuesit zviceran Ottmar Hitzfeld, i cili ndeshjen e përcillte nga tribunat e stadiumit.
Gjatë gjithë ndeshjes, lojë të mrrekkullueshme ka treguar edhe Granit Xhaka, i cili në fushë të gjelbër ishte për 90 minuta.
E-Diaspora
-
Shqiptari i zhdukur prej dy javësh në Austri, gjendet i vdekur në Gjermani Është gjetur pa shenja jete trupi i Agim N. me banim në Wels të Austrisë, i... -
Dita e të Drejtave të Njeriut shënohet me apel për barazi reale, qasshmëri dhe pjesëmarrje qytetare -
Vonesë në votimin me postë për diasporën -
Shqiptarët që shënuan vitin 2025 në Zvicër -
Konsullja e Kosovës, pjesëmarrëse në ceremoninë “Escalade” në Gjenevë
Jeta në Zvicër
-
Zvicër: Hyn në fuqi marrëveshja e re kolektive kombëtare e ndërtimit Kjo u njoftua bashkërisht nga kompanitë e ndërtimit dhe sindikatat Unia dhe Syna pas raundit të... -
Shqiptarët që shënuan vitin 2025 në Zvicër -
Banorët e evakuuar të Brienzit mund të rikthehen të shtunën -
Qeveria zvicerane thotë se të burgosurit e huaj duhet të marrin sigurim shëndetësor -
Apartamenti më i shtrenjtë në Cyrih, kushton 24,000 CHF në muaj











