Futboll

Shaqiri, i pakënaqur, kjo është arsyeja

Xherdan Shaqiri është i pakënaqur me minutat e pakta në fushë

Edicioni i ri nuk ka nisur aspak mirë për Xherdan Shaqirin. Ai po ka probleme në Liverpool dhe te Zvicra, përcjell albinfo.ch.

Shaqiri nuk luajti në ndeshjet e muajit shtator me Zvicrën, derisa pasi u pajtua me Vladimir Petkoviq, për shkak të lëndimit do të mungojë në ndeshjet e muajit tetor.

Por, ylli shqiptar është i pakënaqur që po ka pak minuta në Liverpool dhe këtë e ka shprehur hapur.

“Sigurisht që jam i pakënaqur që nuk po luaj. Klopp nuk mund të diskutojë rolin e secilit lojtarë, kjo është normale. Kemi skuadër të mirë dhe duhet të presim për shansin tonë. Nuk kam pasur ndonjëherë problem me trajnerin. E di që jam gati”, u shpreh Shaqiri.

Liverpooli ndërkohë po shkëlqen në Angli me tetë fitore në tetë ndeshje dhe me tetë pikë më shumë se Manchester City.