Kosova
Shaqiri: Kosova ka cilësi, por nevojitet më shumë përvojë
Xherdan Shaqiri tha se Kosova është ekipi i tij i preferuar dhe se barazimi 1-1 ishte më i ëmbli i karrierës së tij.
Ylli kosovar i Kombëtares së Zvicrës, Xherdan Shaqiri, ka lavdëruar Kombëtaren e Kosovës pas miqësores Zvicër-Kosovë, e cila përfundoi me barazim 1-1.
Shaqiri tha të ketë ndier emocione të forta duke qenë se ishte hera e parë që luante kundër Kosovës, vendlindjes së tij. Sipas tij, atmosfera ishte shumë speciale dhe në të njëjtën kohë fantastike, transmeton Albinfo.ch.
“Kosova ka luajtur mirë, ka ekip të mirë dhe duhet të vazhdojë të luajë kështu edhe kundër ekipeve të tjera të forta. Kosova ka cilësi, por i nevojitet më shumë përvojë. I nevojitet edhe pak kohë, por është në rrugë të mirë për të shkuar përpara. Normalisht, që e kam pasur ndërmend ta vesh fanellën e Kosovën dhe kam pasur ëndërr të luaj, por luaj për Zvicrën dhe jam krenar, sepse ky shtet na ka dhënë shumë mua dhe familjes time”, tha Shaqiri, teksa shtoi se Kosova është ekipi i tij i preferuar dhe se barazimi 1-1 ishte më i ëmbli i karrierës së tij.
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
Dhuna në familje: shenjat, frika dhe parandalimi – përkrahja në Zvicër Në këtë intervistë, Blertë Berisha nga DOA (Dachorganisation Frauenhäuser Schweiz und Liechtenstein) flet për shenjat e... -
Reperi EAZ publikon këngë në mbështetje të Përparim Avdilit -
Samiti i Diasporës Shqiptare rikthehet me edicionin e katërt -
Rusi
Ramë Lahaj performon në Rusi, promovon kulturën dhe këngën shqipe -
Gjermani
Dy qytete në Gjermani drejt hapjes së shkollave shqipe
Jeta në Zvicër
-
Policia e Cyrihut forcon masat kundër kërcënimeve ideologjike Policia e qytetit të Cyrihut po merr masa për të identifikuar dhe parandaluar kërcënimet e motivuara... -
Studimi: Tokat e Evropës janë 70 përqind të mbuluara me pesticide -
Karnavalet zvicerane forcojnë masat e sigurisë nga zjarri pas tragjedisë në Crans-Montana -
Niveli i rrezikut 3: Alarm për stuhi në disa kantone zvicerane -
Ligjet e reja zvicerane që hyjnë në fuqi nga sot













