Futboll
Shaqiri kritikon trajnerin, ai i kundërpërgjigjet me sportivitet
Xherdan Shaqiri shënoi golin e vetëm për kampionët e Zvicrës në këtë ndeshje
Skuadra e Baselit mbrëmë barazoi 1:1 ndaj Copenhagenit në ndeshjen e vlefshme të play-offit të Ligës së Kampionëve.
Xherdan Shaqiri, futbollisti shqiptar, pas ndeshjes thumboi trajnerin e tij, Ludovic Magnin, në lidhje me mbetjen me një lojtar më pak në fushë në minutën e 82-të, pasi me të kuq (dy të verdhë) u ndëshkua Jonas Adjetey.
“E dinim që mbrojtësi e kishte një karton të verdhë tashmë, duhet të kishim reaguar më herët. Ekzistonte rreziku për një karton të dytë të verdhë. Loja ishte ashtu, gjithmonë rrezikohej kartoni. Duhet të mësosh nga kjo dhe pastaj të bësh një zëvendësim”, u shpreh Shaqiri.
Magnin ia kthehu me shumë sportivitet: “Ju e dini se çfarë marrëdhënie kam me Shaqirin. Nuk është aspak problem. Shaqa është vetëm në fillim të karrierës së tij si trajner. Ai ka ende shumë kohë për të mësuar.”
Xherdan Shaqiri shënoi golin e vetëm për kampionët e Zvicrës në këtë ndeshje.
E-Diaspora
-
Boksieri shqiptar Luis Vela shpallet kampion i WBC International në moshën 19-vjeçare Talenti me rrënjë shqiptare vazhdon ngjitjen në arenën ndërkombëtare të boksit, duke fituar titullin prestigjioz në... -
Në SHBA hapet ekspozita “Liria” e fotografit kosovar Hazir Reka -
GESS Who! organizon udhëtimin e parë ndërkombëtar, 23 studentë të ETH Zürich eksplorojnë Kosovën -
Ushtari arbëresh surprizon me shqipen e tij: “Kam lindur në Itali, por jam arbëresh” -
Pianistja shqiptare Fatjona Maliqi interpretoi veprën monumentale të Bach-ut në Gjermani
Jeta në Zvicër
-
Shpërthime të fuqishme tronditin Cyrihun, digjet depoja e fishekzjarrëve Shpërthime të njëpasnjëshme zgjojnë banorët në Cyrih, digjet depoja e fishekzjarrëve në komunën Uitikon.... -
Zvicër: Parlamenti mund të vendosë për ndalimin e simboleve naziste -
Cyrihu do të vazhdojë të kufizojë ndihmën sociale për refugjatët ukrainas -
Stuhi të forta sjellin breshër dhe bubullima në Zvicër -
Influencuesi lirohet nga akuzat për nxitje të urrejtjes ndaj të huajve












