Sport
Shaqiri merr pushim nga klubi, që të luajë për Zvicrën
Xherdan Shaqiri nuk ka rrezikuar të luajë ndaj Chelseat dhe pritet të jetë në shërbim të ekipit të Zvicrës ndaj Letonisë, e më pas të jetë plotësisht i gatshëm për skuadrën e Stoke Cityt
Ku është Xherdan Shaqiri? Të gjithë në Stoke po pyesin. Ai pritej që të luante kundër Chelseat, megjithatë, skuadra angleze nuk kadashur të rrezikojë, shkruan ‘stokesentinel.co.uk’.
Futbollisti shqiptar nuk ka luajtur që nga 21 janari kundër Manchester United dhe ka dashur të luajë ndaj liderit, por është zbuluar një lëndim tjetër i tij, përcjell albinfo.ch.
Ndihmës trajneri Mark Bowen ka thënë se ai është trajnuar veçantë për këtë ndeshje, por nuk kanë dashur të rrezikojnë. Ai ka shtuar se Shaqiri është lënë i lirë për t’u stërvitur me Zvicrën e të ketë 90 minuta në këmbë dhe më pastaj të rikthehet në skuadrën angleze.
Bowen ka shtuar se po të luante të shtunën do të ishte rrezik i madh. Sidoqoftë, ata po e presin Shaqirin në ndeshjet e mbetura të kampionatit anglez.
E-Diaspora
-
Gjermani
Platformat gjermane të udhëtimeve korrigjojnë emrin e Prishtinës pas reagimeve Journication dhe Aldi Reisen ndryshojnë përkatësinë e destinacionit në “Prishtina/Pristina”, pas reagimit të qytetarëve dhe ndërhyrjes... -
Gjenevë
Arbëreshët e Kalabrisë sjellin traditën shqiptare në një mbrëmje kulturore në Gjenevë -
Valentina Fazlija zgjidhet për herë të parë në Ansamblenë e qytetit të Cyrihut -
Shqiptari nga Kosova i mbijeton tragjedisë në autobusin në Zvicër: Brenda pak sekondash autobusi u mbush me tym -
Bau Investment Schweiz AG zgjeron portofolin me një nga projektet rezidenciale më të larta në Effretikon
Jeta në Zvicër
-
Gjenevë
Arbëreshët e Kalabrisë sjellin traditën shqiptare në një mbrëmje kulturore në Gjenevë Një mbrëmje arbëreshe në Gjenevë me këngë, histori dhe identitet shqiptar... -
UBS kërkon të shmangë paditë e reja lidhur me llogaritë naziste -
Tragjedia në Chiètres: Të gjitha viktimat e zjarrit në autobus janë identifikuar -
Siguria nga zjarri dhe ndërtimi i qëndrueshëm në qendër të webinarit të parë të AES -
Henniez: Uji mineral i ndotur nga pesticidet












