E-Diaspora
SHASH “Dija” nga Mynihu organizon simpozium për migrimin
Simpoziumi mbahet në kuadër të "Takimeve të Mynihut", të cilat Shoqëria DIJA i organizon çdo vjet
Shoqëria e Akademikëve Shqiptarë – DIJA e.V. nga Mynihu (Gjermani), në bashkëpunim me Institutin shkencor mbarëkombëtar “Alb-Shkenca”, njofton për mbajtjen e një simpoziumi me temen: “Migrimi qarkor: mundësitë, sfidat, përvojat”.
Simpoziumi mbahet në kuadër të “Takimeve të Mynihut”, të cilat Shoqëria DIJA i organizon çdo vjet.
Për „Takimet“ e këtij viti, kemi zgjedhur të flasim për mundësitë, sfidat dhe përvojën në kuadër të migrimit qarkor, si dhe çfarë do të duhej të përmirësohej, që transferimi i kapitalit dhe dijes nga Diaspora të mund të kanalizohej më mirë drejt vendeve tona.
Prandaj, ftojmë të gjithë të interesuarit të marrni pjesë në diskutim me ide dhe propozime konkrete.
Pos përfaqësuesve të institucioneve nga Shqipëria dhe Kosova, pjesëmarrës me ligjerata do të jenë edhe Z. Eshref Januzaj nga Shoqëria e akademikëve shqiptarë DIJA nga Mynihut,
Prof. Dr. Bashkim Ziberi nga Universiteti i Tetovës dhe z. Xhelal Dërguti nga GIZ-i gjerman (Prishtinë).
Kurse në diskutimet në panel do të marrin pjesë përfaqësues të shoqatave si dhe pjesmarrës nga komuniteti ynë në Gjermani.
Në përmbyllje të „Takimeve të Mynihut“ për këtë vit, kemi kënaqësinë të kemi në mesin tonë këngëtaren e mirënjohur të Jazz-it dhe muzikës së lehtë shqiptare, Fjoralba Turku.
E-Diaspora
-
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve hap 23 kuti postare për votuesit e diasporës Komisioni Qendror i Zgjedhjeve i Kosovës ka vënë në funksion 23 kuti postare në shtete të... -
Ministrja shqiptare paralajmëron iniciativa për të drejtat e diasporës në Greqi -
Udha e Lorik Canës: Sporti, Kultura dhe Kombi -
Program përkujtimor kushtuar Masakrës së Reçakut -
Abdixhiku: Diaspora nuk i prish balancat demokratike në Kosovë, ajo i pasqyron ato
Jeta në Zvicër
-
Pse Zvicra duhet të përqendrohet më shumë te kursimi i energjisë? Kushtetuta e Zvicrës parashikon që energjia të përdoret me kursim dhe në mënyrë të arsyeshme. Fondacioni... -
Temu, Shein, AliExpress: A duhet Zvicra të taksojë paketat kineze si BE-ja? -
Këshilli Kombëtar i Zvicrës miraton 1 milion franga për luftën kundër dhunës me bazë gjinore -
Asnjë kaos nga ndryshimi më i madh i orareve të transportit publik në Cyrih -
Studim alarmues: Deri në 90% e akullnajave mund të zhduken deri në vitin 2100











