Lajme
SHBA apel amerikanëve: Largohuni menjëherë nga Rusia
“Qytetarët amerikanë duhet të largohen menjëherë nga Rusia”, deklaroi sot Departamenti amerikan i shtetit në faqen e tij të internetit.
“Mos udhëtoni në Rusi për shkak të sulmit të paprovokuar dhe të pajustifikuar nga forcat ushtarake ruse në Ukrainë”, thuhet në deklaratë, ku shtohet “aftësia e kufizuar e ambasadës amerikane për të ndihmuar qytetarët amerikanë në Rusi”.
”Qytetarët amerikanë duhet të bëhen gati për t’u larguar dhe duhet t’u drejtohen autoriteteve amerikane për ndihmë në një vend tjetër nëse kanë nevojë për të”, shton deklarata.
“Përveç kësaj, ekziston potenciali në të gjithë Rusinë për ngacmim të të huajve”, theksohet në thirrjen e DASH-it.
E-Diaspora
-
Pashkët, mesha në gjuhën shqipe bashkoi rreth 2000 besimtarë shqiptarë në Frauenfeld Në predikimin e tij, don Marjan Demaj theksoi rëndësinë e Ngjalljes së Krishtit si burim shprese... -
Ambasada e Shqipërisë në Bernë uron Pashkët -
Mes artit dhe jetës, mbrëmje përkujtimore për Nasuf Naski Abdixhikun -
Rexhep Rifati u shpall qytetar nderi i Horës së Arbëreshëve -
Ambasadori britanik takon studentët kosovarë pas studimeve në Mbretërinë e Bashkuar
Jeta në Zvicër
-
Inteligjenca artificiale ndihmon për të zvogëluar mbeturinat në furrat zvicerane Inteligjenca artificiale i ndihmon dyqanet dhe restorantet të porosisin sasinë e duhur të produkteve të freskëta... -
Në këto vende numri i zviceranëve është duke u zvogëluar -
12 kilometra bllokim trafiku para tunelit Gotthard -
Emigrantët e Magrebit dhe krimi në Zvicër: Kantonet ngrenë alarmin -
Një kompani zvicerane e qumështit sfidon krizën energjetike










