Lajme
SHBA dhe shtetet arabe pajtohen se kontrolli i Hamasit në Gaza nuk mund të vazhdojë
Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, ka njoftuar sot se Washingtoni dhe shtetet arabe besojnë se status quo-ja e Gazas e kontrolluar nga Hamasi nuk mund të vazhdojë, teksa ka thënë se ka diskutuar me homologët e tij arabë se si të përcaktojë rrugën më të mirë përpara një “zgjidhje dyshtetesh”.
Në konferencën për shtyp në Aman, Blinken me homologët egjiptianë dhe jordanezë deklaroi se Washingtoni ishte i shqetësuar për dhunën nga kolonët ekstremistë në Bregun Perëndimor, përcjell albinfo.ch.
Ndryshe, sipas tij, Shtetet e Bashkuara të Amerikës besojnë që armëpushimi në ofensivën ushtarake të Izraelit në Gaza do ta lejonte grupin militant palestinez Hamas të rigrupohet dhe të kryejë sulme të ngjashme me atë të 7 tetorit.
E-Diaspora
-
Pashkët, mesha në gjuhën shqipe bashkoi rreth 2000 besimtarë shqiptarë në Frauenfeld Në predikimin e tij, don Marjan Demaj theksoi rëndësinë e Ngjalljes së Krishtit si burim shprese... -
Ambasada e Shqipërisë në Bernë uron Pashkët -
Mes artit dhe jetës, mbrëmje përkujtimore për Nasuf Naski Abdixhikun -
Rexhep Rifati u shpall qytetar nderi i Horës së Arbëreshëve -
Ambasadori britanik takon studentët kosovarë pas studimeve në Mbretërinë e Bashkuar
Jeta në Zvicër
-
Rritja e çmimeve në Cyrih: Apartament me 1 dhomë për 3000 franga Ndërtesa shumëkatëshe Sphinx në Cyrih ka qenë gati prej katër muajsh. Megjithatë, një e pesta e... -
Niset peticioni për të vazhduar prodhimin e Aromat në Zvicër -
Posta Zvicerane do të diversifikojë të ardhurat për të kompensuar humbjet -
Zhurma që nuk ndalet: Zvicra ende pa zgjidhje për shoferët problematikë -
Shefi i drejtorëve të shkollave në Zvicër kërkon heqjen e provimeve për gjimnaz











