Lajme
SHBA dhe talibanёt nёnshkruajnё marrёveshjen
Tё shtunёn nё Doha, Katar, SHBA dhe talibanёt kanё nёnshkruar njё marrёveshje historike tё paqes. Mike Pompeo e sheh marrёveshjen si hapjen e rrugёs pёr paqen e qёndrueshme.
Marrёveshja u nёnshkrua nё njё ceremoni nё Doha, nga drejtuesi i negociatave pёr palёn amerikane, Zalmay Khalisazad dhe kreu negociues i talibanёve, Abdul Ghani Baradar. Marrёveshja parashikon tёrheqjen e plotё tё trupave amerikane nga Afganistani brenda 14 muajsh. Me kёtё marrёveshje duhet tё marrё fund edhe konflikti 20 vjeçar nё Afganistan.
Ministri i Jashtёm amerikan, Mike Pompeo, i cili udhёtoi nё Doha pёr marrёveshjen, u shpreh, se ajo hap rrugёn pёr njё paqe tё qёndrueshme nё Afganistan. „Ne qёndrojmё nё fillim”, tha Pompeo tё shtunёn, duke theksuar se ulja e ndjeshme e dhunёs do tё krijojё kushtet pёr paqen. Pompeo paralajmёroi talibanёt tё mos e shohin marrёveshjen si pranim tё dёshtimit tё SHBA-sё. „E di qё joshja do tё jetё e madhe, pёr ta deklaruar kёtё si njё fitore. Por, njё fitore pёr afganёt do tё arrihet, vetёm nёse ata jetojnё nё paqe dhe mirёqenie”, tha Pompeo. Presidenti amerikan, Trump, kishte apeluar njё ditё mё parё tё kapej ky shans pёr paqen dhe njё tё ardhme tё re.
Njё zёdhёnёs i talibanёve foli tё shtunёn pёr njё „ditё historike” pёr Afganistanin. SHBA kanё garantuar, sipas tij, lirimin e 5000 tё burgosurve talibanё, shkruan DW, përcjell Albinfo.ch.
E-Diaspora
-
Diaspora është zot shtëpie Nuk ka rëndësi data e prodhimit të një klipi që po qarkullon si murtajë nëpër rrjetet... -
Foto
KUR VESHJA BËHET IDENTITET! -
1 Maji “ndez” Zvicrën: Mijëra në rrugë në Cyrih dhe Bernë, nga protesta paqësore te përplasjet me policinë -
KQZ: Mërgata ka 12 ditë kohë për t’u regjistruar për zgjedhjet në Kosovë -
Zvicra përballet me “mafian e biçikletave”, disa e-bike të vjedhura përfundojnë në Kosovë
Jeta në Zvicër
-
Zvicrës po i mbarojnë kombinimet e targave, Parlamenti kërkon lejimin e targave të personalizuara Këshilli Kombëtar ka miratuar një mocion për t’i lejuar targat me kombinime të zgjedhura nga qytetarët,... -
Lucern: Gruaja gjendet në banesën e saj disa muaj pasi kishte vdekur -
Mundësi me rrënjë shqiptare, Naim Fejzaj kthehet në ring pas sulmit në tru -
Zvicër: Shitjet me pakicë, në rënie -
Aferë dashurie midis dy gjyqtarëve federalë














