Lajme
SHBA: Dr. Fauci paralajmëron për rritjen e rasteve me COVID-19
Këshilltari kryesor shëndetësor i Shtëpisë së Bardhë, Anthony Fauci, u bëri thirrje të dielën amerikanëve që udhëtojnë gjatë festave të fundvitit që të bëjnë dozën përforcuese të vaksinës kundër COVID-19 dhe të mbajnë gjithmonë maska në hapësirat publike të mbushura me njerëz për të ndihmuar në ngadalësimin e përhapjes së variantit Omicron.
Varianti lehtësisht i transmetueshëm po “përhapet me shpejtësi nëpër botë” dhe udhëtimi do të rrisë rrezikun e infektimit edhe mes të vaksinuarve, tha Dr. Fauci në një intervistë me televizionin NBC.
“Nuk ka dyshim që do të shohim infeksione edhe mes të vaksinuarve,” tha dr. Fauci, drejtor i Institutit Kombëtar të Alergjive dhe Sëmundjeve Infektive.
Omicron është identifikuar në më shumë se 20 shtete të SHBA-së dhe rreth 90 vende të botës deri tani, pasi u identifikua për herë të parë në Afrikën jugore dhe Hong Kong në fund të nëntorit.
Omicroni po shkakton një rritje të rasteve me COVID në mbarë botën.
Presidenti amerikan Joe Biden do t’i drejtohet vendit të martën për të njoftuar për masat që po merr qeveria po t’iu përgjigjur numrit në rritje të rasteve të shkaktuara nga varianti.
Pas rritjes së rasteve në SHBA, disa universitete njoftuan se po rikthehen tek mësimi virtual.
Një studim i kohëve të fundit ka zbuluar se rreziku i riinfeksionit me omicron është më shumë se pesë herë më i lartë në krahasim me variantin Delta./VoA
E-Diaspora
-
Paradoksi shqiptar: mes Maqedonisë së Veriut dhe Zvicrës Ndërsa në Maqedoninë e Veriut luftohet për këto të drejta bazë, në Zvicër shpesh shohim një... -
Adis Tairi: Sistemi shëndetësor në Zvicër kërkon urgjentisht staf të ri -
Vepra për Kosovën e Karl Jenkins shpallet më e pëlqyera në “Classic FM Hall of Fame 2026” -
Itali
Rai i kushton kronikë festës së valleve arbëreshe -
Washington D.C.
Kultura e Kosovës promovohet në Washington D.C.
Jeta në Zvicër
-
Katër persona të plagosur në St. Gallen: arrestohet një shtetas i Serbisë Policia kantonale e St. Gallenit ka arrestuar një burrë 51-vjeçar. Sipas policisë, burri i arrestuar është... -
Çfarë dihet për të gjithë shtetasit jo-BE që punojnë në Zvicër? -
A do të preken udhëtarët në Zvicër nga kriza e afërt e karburantit të avionëve në Evropë? -
Sa i (pa)pastër është ajri në Zvicër -
Ndjenja e konsumatorëve zviceranë u përkeqësua për shkak të luftës në Iran













