Kosova
SHBA-ja përgënjeshtron deklaratën e Daçiqit
Pas deklaratave të zyrtarëve serb për njohjet e Kosovës, Komiteti për punë të jashtme i Dhomës së Përfaqësueses ka reaguar, duke thënë se Kosova ka pavarësi dhe sovranitet të përhershëm.
Komiteti për Punë të Jashtme i Dhomës së Përfaqësuesve i është kundërpërgjigjur ministrit të Jashtëm të Serbisë, Ivica Daçiq, duke thënë se pretendimet e tij se shtetet mike po ia kthejnë shpinën Kosovës janë të rreme, shkruan Albinfo.ch.
“Pavarësia dhe sovraniteti i Kosovës janë të përhershme”, thuhet në reagim.
“Pretendimet mashtruese të Serbisë se shtetet po ia kthejnë shpinën Kosovës janë të rreme dhe po shkaktojnë zemërim në mbarë botën. Serbia duhet të ndalë këtë dhe të kthehet në normalizimin e raporteve me fqinjin e saj. Pavarësia dhe sovraniteti i Kosovës janë të përhershme”, thuhet në reagimin e Komiteti për Punët të Jashtme.
Beogradi zyrtar ka plasuar në vazhdimësi lajme se shtete të ndryshme e kanë tërhequr njohjen, siç ishte rasti i Guinea Bisaut e Liberisë, të cilat dolën të jenë të pavërteta.
E-Diaspora
-
MY LASER VISION, adresa e duhur për ata që duan t`i heqin syzet MY LASER VISION – trajtim falas dhe ekip me mbi 20 vite përvojë: Klinika që po... -
Shqiptari i zhdukur prej dy javësh në Austri, gjendet i vdekur në Gjermani -
Dita e të Drejtave të Njeriut shënohet me apel për barazi reale, qasshmëri dhe pjesëmarrje qytetare -
Vonesë në votimin me postë për diasporën -
Shqiptarët që shënuan vitin 2025 në Zvicër
Jeta në Zvicër
-
MY LASER VISION, adresa e duhur për ata që duan t`i heqin syzet MY LASER VISION – trajtim falas dhe ekip me mbi 20 vite përvojë: Klinika që po... -
Pse në Zvicër po bëhet gjithnjë e më e vështirë të ndërroni banesë? -
Zvicër: Hyn në fuqi marrëveshja e re kolektive kombëtare e ndërtimit -
Shqiptarët që shënuan vitin 2025 në Zvicër -
Banorët e evakuuar të Brienzit mund të rikthehen të shtunën













