Koronavirusi: çast pas çasti
SHBA-ja pritet të ndalojë fluturimet e pasagjerëve nga Kina prej 16 qershorit
SHBA pritet të ndalojnë fluturimet për pasagjerë nga Kina prej 16 qershorit, duke shënuar kështu hapin e fundit të rritjes së tensioneve në mes të dy ekonomive gjigante.
Departamenti i Transportit ka thënë se është duke ndëshkuar Pekinin që nuk ka lejuar realizimin e fluturimeve amerikane në Kinë, pas pandemisë me koronavirusin e ri.
Në javët e fundit, të dyja këto shtete kanë shprehur mospajtime në çështjen e pandemisë si dhe rreth politikave të Kinës në Hong Kong.
Mirëpo Uashingtoni ka thënë se do të vazhdojë të “angazhohet” në çështjen e udhëtimit ajror.
Urdhri i Departamentit amerikan të Transportit do të zbatohet për katër linja ajrore: Air China, China Eastern Airlines, China Southern Airlines dhe Hainan Airlines.
Për t’u zbatuar, këtë vendim duhet ta miratojë edhe presidenti amerikan, Donald Trump, i cili vazhdimisht ka akuzuar Kinën për praktika të padrejta tregtare, derisa në javët e fundit ka kritikuar këtë shtet edhe për menaxhimin e krizës me koronavirus, si dhe protestat në Hong Kong.
Ambasada kineze në Uashington nuk ka komentuar këtë vendim.
Pekini ka thënë në të kaluarën se kundërshton cilindo vendim që lidhet me kufizime të udhëtimit ajror.
Të ngjashme
Të tjera nga Koronavirusi: çast pas çasti
E-Diaspora
-
Votuesit e regjistruar për të votuar jashtë Kosovës nuk mund të votojnë brenda vendit Regjistrimi i votuesve jashtë vendit mbyllet në mesnatë: Deri tani mbi 64 mijë aplikime... -
Sot është afati i fundit për regjistrimin e votuesve nga diaspora -
Berlin
Berlin, shfaqja e dokumentarit të ARTE-s mbi traditën dhe inovacionin kosovar -
Nju-Jork
Orna, violonçelistja nga Nju Jorku që prej 30 vjetësh i jep shpirt Operës së Seviljes -
Cyrih: Takim pune për zbatimin e Marrëveshjes së Bashkimit të shkollave shqipe
Jeta në Zvicër
-
Çfarë ndryshimesh në imigracion i presin të huajt në Zvicër në vitin 2026 dhe më tej? Disa propozime dhe ndryshime janë aktualisht në proces në Zvicër që mund të ndikojnë në jetën... -
Zviceranët blejnë 1.7 milionë pemë Krishtlindjesh çdo vit -
Rriten çmimet e birrës në Zvicër -
Një 16-vjeçar humb jetën në një aksident të rëndë në Torre TI -
E verbra zvicerane mahnit jurinë dhe siguron finalen në “The Voice”













