Koronavirusi: çast pas çasti
SHBA: Kongresi miraton ndihmat prej 2.000 dollarësh për çdo qytetar
Megjithatë, është e diskutueshme nëse ky vendim do të marrë miratimin edhe të Senatit të SHBA-së, i cili dominohet nga republikanët
Dhoma e Përfaqësuesve e SHBA-së ka votuar për të rritur pagesat e ndihmave për qytetarët, në lidhje me koronavirusin.
Në një votim në Dhomën e Kongresit, u arrit shumica e nevojshme e dy të tretave për të rritur ndihmën e drejtpërdrejtë nga 600 dollarë sa ishte, në 2000 dollarë amerikanë për frymë – siç pati kërkuiar kohët e fundit Presidenti ende në detyrë, Donald Trump, shkruan srf.ch.
Megjithatë, është e diskutueshme nëse ky vendim do të marrë miratimin edhe të Senatit të SHBA-së, i cili dominohet nga republikanët, transmeton albinfo.ch. Këta të fundit kishin folur vazhdimisht kundër një pakete stimuluese “kaq bujare” të Koronës.
Një javë më parë, Kongresi Amerikan miratoi një paketë të madhe stimuluese për të zbutur efektet e pandemisë së kurorës. Ndër të tjera, ai aty parashikon pagesa të ndihmës së drejtpërdrejtë prej $ 600 për frymë për qytetarët, të ardhurat e të cilëve janë nën një prag të caktuar. P
as vendimit të Kongresit, Trump fillimisht refuzoi të nënshkruante paketën legjislative. Ndër të tjera, ai bëri thirrje që pagesa e ndihmës të ngrihej në 2,000 dollarë. Të dielën në mbrëmje (koha lokale), megjithatë, presidenti hoqi dorë nga bllokada e tij dhe nënshkroi paketën në fuqi.
Të ngjashme
Të tjera nga Koronavirusi: çast pas çasti
E-Diaspora
-
Rumani
Sopranoja Besa Llugiqi debuton në Operën Shtetërore të Bukureshtit Besa Llugiqi zgjeron karrierën ndërkombëtare me debutimin në Operën e Bukureshtit... -
Shqipëri
Remitancat drejt Shqipërisë në rritje, pritet vit rekord me mbi 1 miliard euro -
Austri
Vendoset pllaka përkujtimore për nder te Lasgush Poradecit në Graz të Austrisë -
Kroaci
Ligji i ri në Kroaci hap më shumë mundësi për punëtorët nga Kosova -
Strasbourg
Dy vajza shqiptare nga Kosova shpëtohen nga zjarri në Strasbourg
Jeta në Zvicër
-
Babai i viktimës së Crans-Montana kërkon përjashtimin e prokurorëve Mocioni argumenton se prokurorët kanë bërë lëshime dhe gabime serioze në kryerjen e procedurave... -
Në parakalimin e Zvicrës mungon ekipi i hokejit në akull për femra -
Pas rastit Ameti: Liberalët e Rinj të Gjelbër kërkojnë heqjen e ligjit për blasfeminë -
18 vjeçari ngjitet mbi tren, vdes nga goditja elektrike -
Çfarë dihet për përkatësinë kombëtare të banorëve të huaj të Cyrihut në vitin 2026















