Ukraina
SHBA mbështet trajnimin e pilotëve ukrainas për F-16
Bëhet e ditur se Presidenti i SHBA-së, Joe Biden, do të lejojë pilotët ukrainas të stërviten me avionë luftarakë amerikanë F-16, shkruan DW.
Një vendim për dorëzimin e avionëve të prodhuar nga SHBA në Ukrainë do të pasohet në një datë të mëvonshme, sipas një burimi të mediumit.
Biden u tha udhëheqësve të tjerë të G7 se Shtetet e Bashkuara do të mbështesin trajnimin e pilotëve ukrainas në avionët luftarakë të gjeneratës së katërt, duke përfshirë F-16, përcjell albinfo.ch.
Ndërsa trajnimi është në vazhdim, koalicioni i vendeve pjesëmarrëse në përpjekje do të vendosë në një datë të mëvonshme se kur do të sigurojë avionë, sa do të sigurojë dhe kush do t’i sigurojë ato.
Trajnimi do të zhvillohet jashtë Ukrainës në vende në Evropë dhe do të zgjasë për disa muaj dhe pritet të fillojë në javët në vijim, shkruan DW.
E-Diaspora
-
Pashkët, mesha në gjuhën shqipe bashkoi rreth 2000 besimtarë shqiptarë në Frauenfeld Në predikimin e tij, don Marjan Demaj theksoi rëndësinë e Ngjalljes së Krishtit si burim shprese... -
Ambasada e Shqipërisë në Bernë uron Pashkët -
Mes artit dhe jetës, mbrëmje përkujtimore për Nasuf Naski Abdixhikun -
Rexhep Rifati u shpall qytetar nderi i Horës së Arbëreshëve -
Ambasadori britanik takon studentët kosovarë pas studimeve në Mbretërinë e Bashkuar
Jeta në Zvicër
-
Posta Zvicerane do të diversifikojë të ardhurat për të kompensuar humbjet Drejtori Ekzekutiv i Postës Zvicerane, Pascal Grieder, dëshiron që krahu financiar i grupit, Postfinance, të kontribuojë... -
Zhurma që nuk ndalet: Zvicra ende pa zgjidhje për shoferët problematikë -
Shefi i drejtorëve të shkollave në Zvicër kërkon heqjen e provimeve për gjimnaz -
Stuhi e fortë në Gjenevë, rrufeja godet aeroplanin -
Rriten investimet nga Kosova në Shqipëri












