Bota
SHBA me kufizime të vizave për studentët dhe gazetarët
Sipas raportimeve, vizat për gazetarët mund të zgjaten deri në 240 ditë, por nuk duhet të jenë të vlefshme më gjatë sesa koha e detyrës gazetareske
Qeveria e SHBA-së planifikon të reduktojë periudhën e vlefshmërisë së vizave për studentët dhe gazetarët.
“ Vizat e tipit F, që lejon studentët e huaj të qëndrojnë në Shtetet e Bashkuara, tani do të jenë të vlefshme për maksimumi katër vjet”, njoftoi Departamenti i Sigurisë Kombëtare të SHBA-së.
Aktualisht, studentët marrin vizë për kohëzgjatjen e programit të tyre akademik, që mund të zgjasë deri në pesë vjet në rastin e doktoraturës.
Propozimi i administratës së presidentit Donald Trump përfshin gjithashtu kufizimin e vlefshmërisë së vizave për profesionistët e mediave deri në 240 ditë.
Sipas raportimeve, vizat për gazetarët mund të zgjaten deri në 240 ditë, por nuk duhet të jenë të vlefshme më gjatë sesa koha e detyrës gazetareske, shkruan ATSH, transmeton albinfo.ch.
Zgjatjet do të kërkojnë aplikim pranë Shërbimit të Shtetësisë dhe Emigracionit të SHBA-së (USCIS), duke përfshirë kontrolle më të thelluara.
Kohët e fundit, për shembull, gazetarëve nga Gjermania u ishin lëshuar viza me vlefshmëri deri në pesë vjet.
“ Për shumë kohë, administratat e mëparshme kanë lejuar që studentët e huaj dhe mbajtës të tjerë vizash të qëndrojnë praktikisht pa kufij në SHBA, duke rrezikuar sigurinë, duke shpenzuar fonde të konsiderueshme të taksapaguesve dhe duke u sjellë në disavantazh qytetarëve amerikanë”, tha Departamenti i Sigurisë Kombëtare.
Rregulli i synuar ka për qëllim të parandalojë abuzimin dhe të mundësojë autoriteteve të monitorojnë më mirë mbajtësit e vizave.
Të tjera nga Bota
E-Diaspora
-
Dy motrat shqiptare që humbën jetën në aksident ishin nga Zvicra – flet babai i tyre Dy motrat shqiptare që humbën jetën në aksident ishin nga Zvicra, po udhëtonin drejt të afërmve... -
Kthehet nga Gjermania, mërgimtari përballet me vjedhje në shtëpinë e tij -
Manifestim kulturor shqiptar në Bavari, nderohet figura e komandantit Bekim Berisha – “Abeja” -
Austri
Kosova prezantohet me produkte dhe verëra vendore në Forumin Ekonomik të Vjenës -
Mbi webinar-in për sfidat e mësimdhënies së gjuhës shqipe në diasporë
Jeta në Zvicër
-
Zvicra planifikon batalion me dronë dhe robotë luftarakë deri në vitin 2028 Ushtria zvicerane po përgatitet për një transformim të madh teknologjik, me plane për krijimin e një... -
Si po ndihen të rinjtë zviceranë? Studimi zbulon sfidat kryesore -
Alba Festival 2026 solli atmosferë festive dhe yjet e muzikës shqiptare në Cyrih -
Anëtari zviceran i ekuipazhit të MV Hondius është liruar nga karantina -
Tramvaji historik zviceran me avull merr statusin e trashëgimisë kulturore













