Shqipëria
Ambasada e SHBA-së lanson linjë për sinjalizim të narkotikëve e pastrimit të parave në Shqipëri
Ambasada e SHBA-së në Shqipëri ka shpërndarë një njoftim për mediat, ku citohet Agjencia e SHBA-së Kundër Narkotikëve (DEA), e cila njofton një linjë të re sinjalizimi, duke nxitur këdo që ka informacion në lidhje me trafikun e drogës ose pastrimin e parave.
“Agjencia e SHBA-së Kundër Narkotikëve njofton një linjë të re sinjalizimi për Shqipërinë. DEA nxit këdo që ka informacion në lidhje me trafikun e drogës ose pastrimin e të ardhurave nga droga ta ndajë informacionin me personelin e DEA-s në WhatsApp në: +1 571 502-7846 ose me email në: [email protected]. Të gjitha të dhënat do të mbahen të fshehta”, thuhet në njoftim, transmeton albinfo.ch.
“Shtetet e Bashkuara janë të përkushtuara të punojnë me Shqipërinë për të luftuar trafikun e drogës dhe pastrimin e parave të lidhura me to, për një të ardhme më të mirë për të gjithë shqiptarët”, vazhdon tutje njoftimi.
Të tjera nga Shqipëria
E-Diaspora
-
Përfundon numërimi i votave me postë, LVV dominon me gati 73 për qind të mbështetjes Votat e diasporës i shtojnë pesë mandate Vetëvendosjes, ndërsa procesi zgjedhor vazhdon me numërimin e votave... -
Gjithçka gati për edicionin jubilar të Alba Festival 2026 – Festivali më i madh shqiptar në Evropë -
KQZ numëron mbi 96 për qind të votave me postë -
Buna Latifi shkëlqen në festivalin ndërkombëtar të kitarës, rrëmben çmimin e parë me 98.3 pikë -
Itali
Shqiptari bëhet hero në plazhin italian, shpëton dy notarë nga mbytja
Jeta në Zvicër
-
Berna i hap rrugën Gjenevës për më shumë pushim prindëror Gjykata Federale ka rrëzuar kundërshtimet ndaj modelit të Gjenevës, duke i lejuar kantonit të zgjerojë të... -
Helvetia Gold sjell koleksionin ekskluziv të kartelave të arit -
SBB njofton udhëtarët se cilët trena nuk kanë klimë -
Nga viti 2032, kompanitë zvicerane nuk do të kontrollojnë më barazinë e pagave -
Zvicër
Zvicra renditet vendi i tretë më paqësor në botë për vitin 2026











