Lajme
SHBA nuk rekomandon udhëtimet në Kinë
Departamenti amerikan i Shtetit u kërkoi qytetarëve dje në mbrëmje që të shqyrtojnë sërish vendimin lidhur me udhëtimet në Kinë
Shtetet e Bashkuara kanë paralajmëruar për rrezikun e udhëtimeve në Kinë, mes një shpërthimi në rritje të koronavirusit dhe masave të diskutueshme për ta parandaluar atë.
Të gjithë personelit jourgjent të konsullatës amerikane dhe familjeve të tyre në Shanghai u është dhënë leja për t’u larguar. Kjo mund të çojë në pezullimin e operacioneve të rregullta në konsullatën e Shangait deri në një njoftimi tjetër.
Kina po përjeton shpërthimin e saj më të keq të koronavirusit që nga fillimi i pandemisë dy vjet më parë.
Ndër qytetet më të goditura nga Covid-19 janë Shangai dhe Shenyang dhe Changchun në veri-lindje të Kinës. Gjithashtu, kufizime të gjera ndaj lëvizjeve janë në fuqi për shkak të politikës së rreptë të Kinës “Zero-Covid”. Gjithsej në të tri qytetet jetojnë 38 milionë banorë.
E-Diaspora
-
Shqiptarë nga e gjithë bota bashkohen në Tiranë, publikohet agjenda e Samitit IV të Diasporës Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha, ka bërë publike agjendën e Samitit IV... -
Pashkët, mesha në gjuhën shqipe bashkoi rreth 2000 besimtarë shqiptarë në Frauenfeld -
Ambasada e Shqipërisë në Bernë uron Pashkët -
Mes artit dhe jetës, mbrëmje përkujtimore për Nasuf Naski Abdixhikun -
Rexhep Rifati u shpall qytetar nderi i Horës së Arbëreshëve
Jeta në Zvicër
-
Demokracia në Zvicër: Pse disa iniciativa nuk zbatohen plotësisht Në Zvicër, demokracia funksionon më drejtpërdrejt se në çdo vend tjetër. Jo vetëm që ka zgjedhje... -
Si adoleshentët e rekrutuar përmes Snapchat vjedhin makina luksoze në Zvicër -
Stadler Rail tërheq ankesën kundër vendimit të SBB për të favorizuar Siemens -
Inteligjenca artificiale ndihmon për të zvogëluar mbeturinat në furrat zvicerane -
Në këto vende numri i zviceranëve është duke u zvogëluar










