Lajme
SHBA ofron 10 milionë dollarë shpërblim për informacionet e intelegjencës ruse
Shtetet e Bashkuara ofruan të martën një shpërblim deri në 10 milionë dollarë për informacion mbi gjashtë persona që i përshkruan si oficerë të inteligjencës ushtarake ruse, të cilët kishin kryer sulme kibernetike që preknin infrastrukturën kritike të SHBA-së.
Gjashtë oficerët punojnë në një njësi kibernetike të Drejtorisë kryesore të Inteligjencës të Rusisë dhe janë përfshirë në një sulm global kibernetik në vitin 2017 që infektoi kompjuterët e disa entiteteve private të SHBA-së, duke përfshirë një sistem spitalor, tha Departamenti i Shtetit i SHBA-së.
Sulmi kibernetik “NotPetya” i vitit 2017 dëmtoi pjesë të infrastrukturës së Ukrainës dhe kompjuterë në vende anembanë globit, duke përfshirë Francën, Gjermaninë, Italinë dhe Shtetet e Bashkuara, duke shkaktuar miliarda dollarë dëme.
Shpërblimi me 10 milionë dollarë do të jepet për këdo që ka informacionin që çon në “identifikimin ose vendndodhjen e çdo personi të kërkuar nga SHBA-ja”, transmeton tch, përcjell Albinfo.ch.
Ndërkohë po të martën, Rusia liroi ish-marinsin amerikan Trevor Reed, i cili mbahej në paraburgim që nga viti 2019, në këmbim të pilotit rus Konstantin Yaroshenko, i cili po vuante një dënim 20-vjeçar në Shtetet e Bashkuara, tha Ministria e Jashtme e Rusisë.
Presidenti amerikan, Joe Biden dhe Sekretari i Shtetit, Antony Blinken, përshëndetën lirimin e zotit Reed dhe thanë se po punonin për të liruar një tjetër shtetas amerikan që mbahet në Rusi, Paul Whelan.
30-vjeçari Reed nga Teksasi u dënua në vitin 2019, pasi sipas akuzës ai kishte vënë nën rrezik jetën e dy policëve në Moskë, ndërsa ishte në gjendje të dehur. Ndërsa rusi Yaroshenko është një pilot i dënuar për konspiracion për kontrabandë kokaine. Ai u arrestua nga forcat speciale të SHBA-së në Liberi në vitin 2010.
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Diaspora shqiptare në Bursa shënon Ditën e Pavarësisë së Kosovës Bursa shënon 18-vjetorin e Pavarësisë së Kosovës me një aktivitet solemn... -
Nga diaspora në Harvard, autorja shqiptare prezanton veprën e saj letrare -
Lozanë
Ansambli “Teuta” organizon festimin e 17 Shkurtit në Lozanë -
Nju-Jork
Emina Cunmulaj vlerësohet në Nju-Jork për angazhimin në diasporë -
Çfarë masash paralajmëroi Kurti për mërgatën këtë mandat?
Jeta në Zvicër
-
Shumica e zviceranëve mbështet ndalimin e telefonave në shkolla Një studim i ri tregon se tetë nga dhjetë zviceranë mbështesin ndalimin e telefonave celularë në... -
Këshilli Federal kërkon legjislacion urgjent për viktimat e tragjedisë në Crans-Montana -
Zvicër: Masa të reja për të rinjtë që marrin pension të paaftësisë -
Këshilli Federal prezanton masën më të fundit për mbrojtjen e pagave në raport me BE-në -
Zvicër: Ne ende i duam paratë, por nuk po i përdorim














