Lajme
SHBA paralajmëron tarifa 500% për vendet që blejnë naftë ruse nëse Putin nuk pranon paqen

Në një lëvizje të ashpër që synon ta trysnojë Kremlinin drejt paqes, senatori amerikan Lindsey Graham ka njoftuar se 72 senatorë po e mbështesin një projektligj që do të vendosë sanksione shkatërruese ndaj Rusisë dhe tarifa marramendëse – deri në 500% – për vendet që vazhdojnë të importojnë naftë, gaz apo uranium rus.
“Synimi ynë është ta ndihmojmë presidentin,” tha Graham, njëri nga mbështetësit më të afërt të Donald Trump. Sipas tij, ky projektligj nuk është vetëm një deklaratë politike – është një armë e fuqishme në duart e administratës së ardhshme amerikane, përcjell albinfo.ch.
Projektligji, i cili ka siguruar përkrahjen e të dyja partive dhe ka kaluar tashmë numrin e kërkuar të bashkësponsorëve, parashikon ndalimin e çdo investimi amerikan në letrat me vlerë ruse dhe vendosjen e tarifave ekstreme për çdo vend që vazhdon të blejë karburante nga Rusia.
Graham shpjegoi se kjo është një përpjekje për t’i treguar Putinit se SHBA nuk do të qëndrojë duarkryq. “Nëse nuk e kupton seriozitetin e kësaj qasjeje, atëherë do të përballet me rrënimin e ekonomisë së tij.”
Ai po ashtu paralajmëroi që Moska të mos e nënvlerësojë Trumpin. “Ky ligj është një vegël e fuqishme në kutinë e mjeteve të presidentit Trump,” tha ai. “Kur Trump e sheh se rruga e paqes është bllokuar, atëherë veprimi është i pashmangshëm.”
E-Diaspora
-
Trumpi pret një familje shqiptare në Shtëpinë e Bardhë Presidenti Trump pret në Zyrën Ovale familjen shqiptare, zbulohet arsyeja e veçantë dhe dhurata për njërin...
-
Moda Ademi shkëlqen sërish në skenën e “Jaboro Nights” në Biel/Bienne
-
Paris: Rajana me 4 medalje në garën ndërkombëtare të gjuhës angleze
-
Shqiptari shpallet hero në Londër, shpëtoi një 7 vjeçare nga mbytja në lumin Tamiz
-
Presidentja Osmani në Gjenevë: “Pa mërgatën, Kosova nuk do të ishte as e lirë, as e pavarur”
Jeta në Zvicër
-
Evropiani i Femrave në Zvicër, ndeshjet do të transmetohen edhe në tarraca të restoranteve Qyteti i Gjenevës thotë se kafenetë dhe restorantet do të lejohen të transmetojnë ndeshjet e Euros...
-
Zvicër: Rregulli i ri pritet të rritë aksidentet me e-skuter
-
Krimet më të shpeshta në Zvicër
-
Presidentja Osmani në Gjenevë: “Pa mërgatën, Kosova nuk do të ishte as e lirë, as e pavarur”
-
Gjykata refuzon kërkesën për kompensim të aksionerëve të Credit Suisse