Lajme
SHBA paralajmëron Ukrainën: Rusia sulmon brenda 48 orësh
Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë paralajmëruar sërish qeverinë e Ukrainës se, sipas të dhënave më të fundit të inteligjencës, sulmi i plotë rus është i afërt, raporton CNN, duke cituar zyrtarë amerikanë dhe të shteteve perëndimore, që kanë dijeni për këtë çështje. Ndërsa media tjetër amerikane, “Newsweek”, tha se paralajmërimi ishte bërë se sulmi mund të vinte brenda 48 orësh.
Alarmi vjen në një kohë kur, sipas Pentagonit, forcat ruse në kufi me Ukrainën janë “pranë arritjes së 100% të kapacitetit”. Departamenti i Mbrojtjes gjithashtu tha se Putin do të jepte shumë shpejt urdhrin për sulm. “Vetëm në Detin e Zi janë rreth 12 anije luftarake ruse. Shumica janë gati për luftë”, tha një zyrtar i Pentagonit.
E-Diaspora
-
Pashkët, mesha në gjuhën shqipe bashkoi rreth 2000 besimtarë shqiptarë në Frauenfeld Në predikimin e tij, don Marjan Demaj theksoi rëndësinë e Ngjalljes së Krishtit si burim shprese... -
Ambasada e Shqipërisë në Bernë uron Pashkët -
Mes artit dhe jetës, mbrëmje përkujtimore për Nasuf Naski Abdixhikun -
Rexhep Rifati u shpall qytetar nderi i Horës së Arbëreshëve -
Ambasadori britanik takon studentët kosovarë pas studimeve në Mbretërinë e Bashkuar
Jeta në Zvicër
-
Rritja e çmimeve në Cyrih: Apartament me 1 dhomë për 3000 franga Ndërtesa shumëkatëshe Sphinx në Cyrih ka qenë gati prej katër muajsh. Megjithatë, një e pesta e... -
Niset peticioni për të vazhduar prodhimin e Aromat në Zvicër -
Posta Zvicerane do të diversifikojë të ardhurat për të kompensuar humbjet -
Zhurma që nuk ndalet: Zvicra ende pa zgjidhje për shoferët problematikë -
Shefi i drejtorëve të shkollave në Zvicër kërkon heqjen e provimeve për gjimnaz











