Uncategorized
SHBA rekomandon pezullimin e përkohshëm të vaksinës Johnson&Johnson
Agjencitë shëndetësore të SHBA-së rekomanduan të martën ndërprerjen e përkohshme të përdorimit të vaksinës me një dozë të vetme Johnson & Johnson, pasi gjashtë persona shfaqën një simptomë të rrallë që përfshinte mpiksje të gjakut.
Qendrat Amerikane për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve (CDC) do të mbajnë një takim të mërkurën për të shqyrtuar rastet.
“Derisa të përfundojë ky proces, ne rekomandojmë këtë pauzë. Kjo është e rëndësishme që komuniteti i ofruesve të kujdesit shëndetësor të jetë i vetëdijshëm për mundësinë e këtyre ngjarjeve anësore dhe të mund të bëjë planifikimet e nevojshme për shkak të trajtimit të veçantë që kërkon kjo lloj mpiksje gjaku”, tha Administrata e Ushqimit dhe e Barnave në një deklaratë.
Të gjashtë personat ishin gra midis moshave 18 dhe 48 vjeç. Një grua vdiq dhe një tjetër në Nebraska është shtruar në spital në gjendje të rëndë, njoftoi gazeta New York Times, duke cituar zyrtarët.
CDC dhe Administrata Amerikane e Ushqimit dhe Barnave thanë në një deklaratë të përbashkët se raste të tilla duket të kenë qenë jashtëzakonisht të rralla deri tani.
Që nga 12 prilli në Shtetet e Bashkuara janë administruar më shumë se 6.8 milionë doza të vaksinës Johnson & Johnson.
Kjo masë e autoriteteve amerikane vjen më pak se një javë pas njoftimit të Rregullatorit evropian të barnave se po shqyrtonte rastet e rralla të mpiksjes së gjakut tek katër persona në Shtetet e Bashkuara që morën vaksinën./VoA
Të ngjashme
Të tjera nga Uncategorized
E-Diaspora
-
Ambasada e Kosovës në Austri njofton për pushimet gjatë festave zyrtare në prill 2026 Ambasada e Republikës së Kosovës në Vjenë dhe Shërbimi Konsullor bëjnë me dije se gjatë muajit... -
Filharmonia e Kosovës debuton me sukses në Berlin -
Mërgata nga Zvicra mbështet studentët e UP-së me bursa mujore -
“The Guestkeepers”, një projekt që trajnon “ambasadorët e mikpritjes” në Kosovë -
Familjarët flasin për kosovarët që humbën jetën në Vjenë
Jeta në Zvicër
-
12,000 franga gjoba për parkim në St. Gallen në vetëm 20 ditë Në St. Gallen, vendet e reja për motoçikleta në qendër të qytetit ngjajnë me vendet për... -
Bllokime trafiku në Gotthard gjatë Pashkëve: Çfarë pritet dhe si të përgatiteni -
Tre muaj pas tragjedisë në Crans-Montana: ku qëndron ndihma financiare për viktimat? -
Këshilli Federal i Zvicrës rekomandon refuzimin e iniciativës për ndalimin e armëve bërthamore -
Zvicër: Hiqet tatimi mbi vlerën e qirasë nga viti 2029













